Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj kirurgut Halit Maloku, njëherësh pronar i spitalit privat “Aloka”.
Kjo për shkak të akuzave nga i dëmtuari, Adrian Bajrami, i cili ka paraqitur rastin fillimisht në polici, ku ka akuzuar kirurgun Maloku se i kishte harruar një trup të huaj (fashë) brenda në trup gjatë operimit që kishte pasur në spitalin e tij më 31 dhjetor të vitit 2021.
Fasha e harruar në trup, e cila pas rreth 7 muajsh iu kishte hequr të dëmtuarit Bajrami në QKUK, i kishte shkaktuar dhimbje dhe përkeqësim të gjendjes shëndetësore qytetarit Adrian Bajrami.
Në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Nacionale, e cila është ngritur më 19 mars të këtij viti, Maloku akuzohet për dy vepra penale: Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe Mosdhënia e ndihmës mjekësore.
Për të dëgjuar detajet nga aktakuza, deklaratën e Adrian Bajramit dhe pastaj deklaratën e kirurgut Halit Maloku në Prokurori por edhe të avokatit të tij i cili ka folur për Gazetën Nacionale, ndiqeni videon më poshtë: