Autoritetet shëndetësore të Zelandës së Re kanë nisur hetimet pasi një burrë dyshohet se është vaksinuar dhjetë herë brenda një dite kundër COVID-19.
Burri besohet se është paguar për t’u vaksinuar në vend të personave të tjerë, shkruan nzherald.
Ministria e Shëndetësisë së Zelandës së Re e ka marrë seriozisht situatën, tha Astrid Koornneef, kreu i programit të vaksinës dhe imunizimit kundër coronavirusit, “Ne jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë dhe po punojmë me agjencitë përkatëse”.
Në Zelandën e Re, njerëzit nuk duhet të tregojnë një dokument identifikimi kur marrin vaksinën.