Një mjet shpërthyes dyshohet të jetë hedhur në një banesë në lagjen “Dardania” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç raporton një sinjalizues, mjeti shpërthyes që dyshon të ketë qenë bombë është hedhur në banesën e tij në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme.
Sipas sinjalizuesit, nuk ka dëme në njerëz.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione në lidhje me rastin por deri në publikimin e lajmit, nuk kanë kthyer përgjigje.