Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Mitrovicë, nën dyshimin se kishte dhunuar një vajzë të mitur në një motel.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë 29.05.2022-15:30. Është arrestuar me 05.06.2022 i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është paraqitur në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.