GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dyshimet lidhur me ambalazhuesit e ujit: Policia me bastisje në ministrinë e Liburn Aliut

08/10/2024
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Mjedisit është bërë cak i një bastisjeje nga hetuesit e Policisë së Kosovës.

Nacionale ka mësuar se që nga mëngjesi, Policia ka nisura aksionin në ministrinë që e drejton Liburn Aliu.

Dyshimet e para janë se bastisja ndërlidhet me raportimin e Albanian Post për ambalazhuesit e ujit.

Aksioni po zhvillohet në objektin e Ministrisë që është tek ish-objekti i Rilindjes, ku qëndron me zyrë edhe ministri Aliu.

Sipas burimeve, aksioni po zhvillohet në Departamentin për Pellgje Ujore, që kryesohet nga Naser Hafizi. Ky i fundit ishte përmendur në aferën për ambalazhuesit e ujit.

Sipas Albanian Post, Ministria kishte shlyer borxhe për firma të ndryshme në mënyrë të dyshimtë, duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës dëm mbi 10 milionë euro.

Hulumtimin e Albanian Post mund ta lexoni KËTU.

Ministri Liburn Aliu kishte mohuar akuzat në Kuvendin e Kosovës.

“Në lidhje me borxhin e kompanive që ambalazhojnë, unë vetëm dua të them kështu: Nuk ka asnjë vendim për falje të asnjë borxhi, qysh njëjtë nuk ka asnjë vendim i cili e përcakton borxhin milionësh çfarë pretendohet. Çka ka, ka pagesa të rregullta, normale qysh kanë qenë në cilëndo prej qeverive sipas raportimeve të kompanive për sasinë e ujit të shitur që e kanë pas. Për kompani të cilat nuk kanë raportu dhe supozohet se kanë borxhe, në cilëndo prej qeverive më herët ka pasur një lloj kalkulimi të një borxhi të supozuar në bazë të udhëzimit administrativ që thotë me marr sasinë maksimale të ujit që shfrytëzohet. Kjo është në shpërputhje me vetë këtë udhëzim administrativ ku thotë këtu shumë qartë, thotë: Të gjithë ambalazhuesit të ujit mineral apo të pijshëm paguajnë 0.009 euro për litër të shitur, pra thuhet për litër të shitur. Sasia e shitur që shesin kompanitë nuk mund të përcaktohet as me ujëmatës, as nuk mund të përcaktohet nga sasia maksimale që ata e marrin ujin. Pra se sa ata shesin duhet me përcaktu në mënyra tjera ose me raportim të tyre”, ka deklaruar Aliu në Kuvend.

Ai e quajti “nonsens” këtë përllogaritje, që tha se ka ndodhur edhe në qeveritë e kaluara. Për kompanitë që tashmë kanë paguar borxhet, ai tha se llogaritja është bërë në bazë të raportimit të tyre.

“Krejt mund të supozohet është që një kompani ka mujt maksimalisht me prodhu kaq dhe po e supozojmë që atë sasi që e paska prodhu e paska shit, atëherë mundemi me thanë që kaq maksimalisht ke mujt me shit, rrjedhimisht në bazë të kësaj analize maksimale mundet me qenë borxhi yt maksimal kaq, por kjo nuk mundet me përfundu në vendim me thanë filan kompania i paska shit kaq miliona e miliarda litra ujë. Nëse themi 90 milionë euro borxh edhe konsiderojmë që qenka borxh taman, kjo i bjen me pretend që qenkan me dhjetëra miliarda ujë të shitur në vendin tonë. Kjo është një nonsens, që ka qenë nonsense në cilëndo qeveri dhe këtë nonsense e dinë të gjithë. Nëse ka pas kompani të përgjegjshme qysh po pretendohet tash prej disave, qato të njëjtat kompani të përgjegjshme që i kanë pagu borxhet e veta është llogaritë në bazë të raportimeve që i kanë ba”, tha Aliu.

 

Tags: Bastisje PoliciaLiburn Aliuministria
ShareTweetShare
Previous Post

Ditë zie në familjen e Shyhrete Behlulit

Next Post

Ish-kreyshefi i KEK-ut deklarohet i pafajshëm

Next Post
Ish-kreyshefi i KEK-ut deklarohet i pafajshëm

Ish-kreyshefi i KEK-ut deklarohet i pafajshëm

Lajmet e fundit

Austria është fituese e Eurovisionit 2025

Austria është fituese e Eurovisionit 2025

18/05/2025
Zjarr në një shkollë teknike në Suharekë

Policia me aksion në qendër të Pejës

17/05/2025
Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës pa kushte

17/05/2025
Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

17/05/2025
Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?

Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?

17/05/2025
Ukraina këndon për shpresë në mes të luftës

Ukraina këndon për shpresë në mes të luftës

17/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Austria është fituese e Eurovisionit 2025

Austria është fituese e Eurovisionit 2025

18/05/2025
Zjarr në një shkollë teknike në Suharekë

Policia me aksion në qendër të Pejës

17/05/2025
Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës pa kushte

17/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.