Institucione kosovare janë vënë në kërkim të “hajdutit” që mori dhe dërgoi në Serbi artefakte të gjetura gjatë restaurimit të Kalasë së Novobërdës, në 2015 dhe 2016.
Megjithëse, deri më tani nuk kanë arritur shumë për të sqaruar mënyrën se si gjetjet arkeologjike gjatë restaurimit u dërguan në Serbi.
Afërsisht, dy vite pasi Prokuroria Themelore e Gjilanit ngriti aktakuzën ndaj firmës dhe përfaqësuesit të saj që kishte bërë restaurimin e kalasë, disa autorë serbë botuan një studim të bazuar në materiale arkeologjike -eko fakte të marra gjatë restaurimeve në Kalanë e Novobërdës.
Në fund të 2021-ës, disa autorë serbë botuan në revistën “Journal of Archaeological” punimin “Mummified animal skin with tar content from the castle of the late medieval town of Novo Brdo (Central Balkans)” (Lëkurë e mumifikuar e kafshëve me përmbajtje katrani nga kështjella e qytetit mesjetar të vonë të Novobërdës -Ballkani Qendror), të bazuar në matriale arkeologjike të marra në kala gjatë restaurimit.
Ky publikim përforcoi dyshimet e ngritura për kontrabandim dhe vjedhje të artefakteve dhe dërgimin e tyre në Serbi. Autorët serbë në punim cekin se materiali arkeologjik është marrë gjatë restaurimeve të kalasë (2016).
Pas dhënies së lajmit për botimin e këtij punim, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit premtoi për të hetuar rastin.

Restaurimi i mureve të Kalasë së Novobërdës kishte nisur në vitin 2015 dhe përfundoi në vitin 2016. Firma “Koto” nga Beogradi u përzgjodh nga UNESCO për realizimin e punimeve, me miratimin e institucioneve vendore, përkatësisht MKRS- së. Projekti për restaurim u bë bërë nga kompania “Omega Engineering” nga Dubrovniku në Kroaci, kurse , është financuar nga Komisioni Evropian.
Por, restaurimi i kalasë u përcoll me parregullsi dhe skandale. Në mars të vitit 2019 një pjesë e fasadës së mureve u rrëzua. Ndërsa në vitin 2020, punëtorët e kësaj firme u panë duke përdorur buldozer gjatë sanimeve të dëmeve.
Pas kësaj, institucionet kosovare reaguan duke ia ndalur punën firmës “Koto” dhe kërkuan sqarime nga UNESCO. Për punimet shkel e shko ndaj firmës serbe ishte ngritur edhe një aktakuzë.