GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Dyshime mbi fondin 500 mijë euro të Zyrës së Kryeministrit: Kjo është lista e përfituesve

02/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Dyshime mbi fondin 500 mijë euro të Zyrës së Kryeministrit: Kjo është lista e përfituesve
Share on FacebookShare on Twitter

42 organizata jo-qeveritare dhe tetë media ishin fituese të një fondi të kontestuar nga Qeveria Kurti që peshon rreth 500 mijë euro.

Në një thirrje publike të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, janë ngritur dyshimet për keqpërdorime, raporton Paparaci.

Zyra e Kryeministrit më 31 maj kishte publikuar thirrjen për mediat dhe OJQ-të të cilat kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të anëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, që të aplikojnë në këtë fond.

Qeveria Kurti i ka ndarë plotë 474 mijë euro në këtë fond, i cili ishte i ndarë në tri kategori.

Një komision vlerësues ka bërë vlerësimin e aplikacioneve të paraqitura në thirrjen publike “Mbështetje financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë si dhe OJQ-ve që kontribuojnë në aktivitetet kulturore të cilat promovojnë kulturën, traditën, gjuhën, trashëgiminë kulturore dhe identitetin e pjesëtarëve të komuniteteve”.

Pjesë e komisionit ishin: Besart Tasholli, Qerim Berisha, Ekrem Ahmeti, Alutrim Dermaku dhe Arben Elshani.

Sipas vendimit të komisionit, rezultatet nga lista paraprake shndërrohet në rezultate përfundimtare, pasi të jenë kryer të gjitha procedurat dhe afatet e parapara në “rregulloren e MF nr. 04/2017”.

Kush i fitoi rreth 500 mijë euro të taksapaguesve kosovarë? 

Lista preliminare e OJQ-ve dhe mediave që janë përzgjedhur si fituese në këtë fond është nxjerr më 10 korrik.

Në kategorinë e parë – ku janë ndarë 300 mijë euro – janë përzgjedhur 32 Organizata Jo-Qeveritare.

Ndër to janë edhe këto OJQ si CDKD, Humani Rights of Kosova dhe iChat, që i prinë listës.

Për komunitetin serb, turk, boshnjak, rom, ashkali dhe egjiptian janë ndarë nga 42,000 euro euro, për secilin komunitet, në kategorinë e parë. Ndërsa, për komunitetin goran janë  ndarë 24,000 euro. Për komunitetin malazez dhe kroat janë ndarë nga 12,000 euro, për secilin komunitet, shkruan Paparaci.

 

Ndërsa, shuma e përkrahjes financiare e planifikuar për secilin komunitet “për financimin e projekt-propozimeve të mediave dhe produksioneve private” për kategorinë e dytë është 100 mijë euro.

Mediat si RTV Puls që funksionon në Shillovë të Gjilanit dhe Gazeta Scanner në Prishtinë, kanë përfituar nga thirrja publike e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë kategori, për komunitetin serb janë ndarë 20,000 euro; për komunitetin turk janë ndarë 16,000 euro; për komunitetin boshnjak janë ndarë 16,000 mijë euro; për komunitetin rom janë ndarë 10,000 mijë euro; për komunitetin ashkali janë ndarë 10,000 mijë euro; për komunitetin egjiptian janë ndarë 10,000 mijë euro; për komunitetin goran janë ndarë 8,000 mijë euro; për komunitetin kroat janë ndarë 5,000 mijë euro dhe për komunitetin malazez janë ndarë 5,000 mijë euro.

 

Në kategorinë e tretë dhe të fundit përmes së cilës janë ndarë 74 mijë euro për Aktivitetet Kulturore kanë përfituar 10 Organizata Jo-Qeveritare. Në mesin e këtyre OJQ-ve, prin “Besa e Skautëve”, “AAKV Ulpiana” dhe “Shtjefen Gjeçovi”.

 

Pse dha dorëheqje këshilltarja britanike e kryeministrit Kurti? 

Pikërisht këtë fond qindra mijëra eurosh, e ka kontestuar të mërkurën, Elizabeth Gowing.

Këshilltarja britanike e Albin Kurtit ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj në kabinetin e kryeministrit për shkak të keqpërdorimeve të dyshuara në fondin qeveritar.

Këshilltarja për komunitete e kryeministrit Kurti ka thënë se nuk është pajtuar me një vendim të Komisionit Vlerësues të Zyrës për Çështje të Komuniteteve për ndarjen e mjeteve, të cilat ishin dedikuar për OJQ dhe media në përkrahje të komuniteteve.

Vetëm tri organizata dhe media të lidhura komunitetet kanë përfituar nga fondi, pavarësisht prej kriterit që “fituesit duhet të dëshmonin bazë në komunitet”.

“Jam lajmerue per rezultatet e vleresimit te tyre kur kane dale ne websajtin e ZKM-se. Aty kam gjete shume pak organizatet te njohura per pune me komunitetet, dhe kur i kam kontrollue ne regjistrin publik te ojq-ve, kam gjete vetem 3 qe kane nje baze ne komunitet,  sipas informate ne statute qe shpallet aty”, ka shkruar ajo në Facebook.

Në fund, ajo ka thënë se puna e saj me kryeministrin Kurti do të vazhdojë. Paparaci ka provuar të marrë një qëndrim nga ajo dhe zëdhënësit e Qeverisë Kurti për këtë çështje, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm për mediumin.

Tags: FondekurtimediaOJQQeveriavv
ShareTweetShare
Previous Post

Albin Kurti dhe gruaja e tij takohen me prindërit e Rita Orës në Prishtinë

Next Post

Skandal: Fondi 500 mijë euro i qeverisë, zyrtari i Komunës së Podujevës në listën e përfituesve

Next Post
Skandal: Fondi 500 mijë euro i qeverisë, zyrtari i Komunës së Podujevës në listën e përfituesve

Skandal: Fondi 500 mijë euro i qeverisë, zyrtari i Komunës së Podujevës në listën e përfituesve

Lajmet e fundit

“Është private”: Albulena Haxhiu nuk tregon çka bisedoi me Nait Hasanin

“Është private”: Albulena Haxhiu nuk tregon çka bisedoi me Nait Hasanin

19/05/2025
Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte në Istog

Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte në Istog

19/05/2025
Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

19/05/2025
Krasniqi pas dështimit të seancës: VV e ka marrë shtetin peng – propozimin e LDK’së e diskutojmë sot

Krasniqi: Për 24 orë mundet të konstituohet Kuvendi, nëse VV tërhiqet nga emri i Albulena Haxhiut

19/05/2025
Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

19/05/2025
Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Është private”: Albulena Haxhiu nuk tregon çka bisedoi me Nait Hasanin

“Është private”: Albulena Haxhiu nuk tregon çka bisedoi me Nait Hasanin

19/05/2025
Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte në Istog

Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte në Istog

19/05/2025
Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.