GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dy vrasje dhe 17 tentime vetëvrasje në burgje, kritikohen institucionet për izolimin e personave me probleme mendore

07/12/2021
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Dy vrasje dhe 17 tentime vetëvrasje në burgje, kritikohen institucionet për izolimin e personave me probleme mendore
Share on FacebookShare on Twitter

Dy vetëvrasje dhe 17 tentime për vetëvrasje brenda burgjeve të Kosovës gjate këtij viti, derisa institucionet e Kosovës po kritikohen për izolimin e personave me probleme mendore, shkruan Gazeta Metro.


Kishte probleme me shëndetin mendor, por L.I. pavarësisht kësaj qëndroi në qendrën e paraburgimit në Prizren pasi akuzohej për një grabitje. Ai të hënën në njërën prej banjove të kësaj qendre dyshohet se kreu vetëvrasje.

Lëndën e të ndjerit për ta gjykuar e kishte Gjykata Themelore në Prizren.

Por këta të fundit në një përgjigje elektronike për RTV Dukagjinin, thonë se nuk ishin në dijeni se tashmë i ndjeri kishte probleme të tilla shëndetësore.

Ky është rasti i dytë brenda këtij viti që të burgosurit kanë kryer vetëvrasje brenda objekteve të qendrave korrektuese.

Ushtruesi i detyrës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Ali Gashi thotë se i ndjeri po qëndronte në qeli bashkë me dy persona të tjerë që po ashtu kishin disa probleme shëndetësore.

“Edhe dy kolegë të tij kanë pasur probleme të ndryshme shëndetësore, por personeli shëndetësorë nuk ka paraparë se ekziston rreziku që këta të tentojnë vetëvrasjen. Por e kemi pasur edhe problemin tjetër se këta persona nuk është e udhës t’i vendosim në qendra të paraburgimit me persona tjerë”, deklaroi Ali Gashi, përcjell Telegrafi.

Ai deklaroi se raste të tilla gjatë dy viteve të fundit kanë qenë pesë.

Edhe avokatja Fehmie Gashi-Bytyçi e cila po mbronte një person me probleme të shëndetit mendor që më pas ndërroi jetë në qendrën e paraburgimit, shprehet e shqetësuar me fenomenin.

“Edhe në këtë rast e konsideroj se është bërë shkelje morale që një person me probleme psikike të jetë në burg si personat tjerë. Në anën tjetër është edhe antiligjore. Edhe në raste tjera si me rastin e klientit tim Murat Jashari që është mbajtur në burg ka pasur përfundime të tilla. Gjykata Supreme në bazë të kërkesës sime e detyroi gjykatën e shkallës së parë që Murat Jasharin ta dërgojë në institutin e Psikiatrisë Forenzike, por pas nëntë muajsh tashmë ishte vonë”, deklaroi avokatja.

Sipas statistikave të departamentit shëndetësorë në burgje vetëm gjatë vitit 2021 brenda institucioneve korrektuese kanë tentuar vetëvrasjen 17 persona. 

Tags: burgjetVrasjet
ShareTweetShare
Previous Post

Grabitja e armatosur në Mitrovicë, Policia angazhon edhe qentë për kapjen e personit

Next Post

Tensionet në kufi me Rusinë, amerikanët në Ukrainë për forcimin e mbrojtjes ajrore

Next Post
Tensionet në kufi me Rusinë, amerikanët në Ukrainë për forcimin e mbrojtjes ajrore

Tensionet në kufi me Rusinë, amerikanët në Ukrainë për forcimin e mbrojtjes ajrore

Lajmet e fundit

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
Albin Kurti dhe shumica e ministrave që fituan vota për deputet duhet të dorehiqen para certifikimit – kështu thotë Ligj i ri

Kurti në Podujevë s’u përgjigjet gazetarëve: Çështjet e bllokimit në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim

20/05/2025
Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

20/05/2025
Aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasje të rëndë në tentativë në Prizren

Aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasje të rëndë në tentativë në Prizren

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.