Sot shënohet dyvjetori i hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, tha se përkundër fazës së hershme të marrëdhenieve diplomatike, por duke e përqafuar gjithmonë miqësinë shekullore mes dy popujve tanë, ishin dy vjet të jashtëzakonshëm në avancimin e marrëdhenieve dypalëshe në të gjithë nivelet.
‘Punë edhe më të mira na presin në vitet që vijnë.
Më 25 mars, do të jetë një nder dhe kënaqësi e veçantë ta kemi përfaqësuesen e Republikës së Kosovës në Tel Aviv ku do të përballet me Shtetin e Izraelit në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian 2024 në Futboll”, ka shkruar ajo më “Facebook”.