Dy persona janë raportuar të zhdukur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Policia njofton se një grua nga Prishtina ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohur për vendndodhjen e tij.
Rast i ngjashëm ka ndodhur në Vushtrri, konkretisht në fshatin Samadrexhë, ku një person ka raportuar në Polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohur për vendndodhjen e saj.
Të dy rastet janë duke u hetuar.