Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident ku ishin të përfshira nëntë vetura.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti bëri të ditur se rasti ka ndodhur në Çagllavicë.
Ajo tha se tri vetura ishin në lëvizje derisa gjashtë ishin të parkuara.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.