GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dy shtete të fuqishme garantojnë për lirimin e Thaçit nga paraburgimi

23/07/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit. Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezentuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

Ndonëse qeveria e Kosovës nuk ishte e gatshme të dalë garantore e lirimit nga paraburgimi të krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë, këtë gatishmëri e kanë shfaqur dy shtete tjera, shkruan lajmi.net.

Kjo konfirmohet në vetë parashtresat e avokatit të ish-presidentit Thaçi në Speciale, Gregory Keohe.

Ky i fundit teksa jep detaje për shtetet në fjalë, thotë se njëra nga to është  vend kontribues në Speciale.

“Më e rëndësishmja, që nga Vendimi i Parë, mbrojtja për Z. Thaçi tani ka marrë garanci me shkrim nga dy shtete, (“Shtetet e Treta”), njëra prej të cilave është një shtet kontribues, për të lehtësuar lirimin e z. Thaçi në territoret e tyre përkatëse”, thuhet në parashtresën e Keohes.

Sidoqoftë nuk dihet se cilat nga vendet kanë ofruar garanci për lirimin e Thaçit, teksa për këtë ishte përmendur edhe Sllovenia.

Avokati amerikan i Thaçit tutje thotë se Prokuroria e Specializuar e ka huqur tërësisht kontekstin kohor se kur planifikonte ta niste gjykimin, shkruan tutje lajmi.net.

Ai thotë se në Kosovë, Thaçi nuk e ka më ndikimin që e ka pasur më herët dhe se ky fakt nuk përbën ndonjë rrezik për ndërhyrje në procedurë në rast të lirimit të tij nga paraburgimi.

“Që nga vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake më 22 janar 2021 se kushtet për paraburgim ishin përmbushur, rrethanat e këtyre procedurave dhe të z. Thaçi, kanë ndryshuar ndjeshëm. Pasi dha dorëheqjen vullnetarisht nga Zyra e Presidentit në 5 nëntor 2020 dhe u dorëzua në paraburgim e DSK,  Z. Thaçi tani ka kaluar gati tetë muaj në burg. Pretendimi origjinal i ZPS-së se do të ishte në gjendje të përmbushë detyrimet e zbulimit për të lejuar që gjyqi të fillojë në verën e vitit 2021, është ekspozuar si një keqinterpretim monumental (ose llogaritje e gabuar) nga ana e saj, me ritmin e zbulimit të ZPS që ka të ngjarë të vonojë gjyqin deri në mes të vitit 2022. Gjatë kësaj periudhe tetë-mujore, fusha e mbështetjes politike për z. Thaçi dhe ndikimi i tij në Kosovë janë avulluar kryesisht, me zgjedhjet e shkurtit 2021 që e vendosin ish-Presidentin në pozicionin më të dobët të karrierës së tij politike. Njëkohësisht, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur atë që lehtë mund të përshkruhet si regjimi më i gjerë i mbrojtjes së dëshmitarëve i vendosur para një gjykate kosovare ose ndërkombëtare”, thuhet në parashtresën e Keohes.

Tags: fuqishmegarantojnegjykatahageishperPredisentinshtetetspecialethaqi
ShareTweetShare
Previous Post


20 komuna në Kosovë s’kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

Next Post

LDK-ja zyrtarizon 10 kandidatura për kryetarë komunash

Next Post

LDK-ja zyrtarizon 10 kandidatura për kryetarë komunash

Lajmet e fundit

Crystal Palace shkruan historinë, fiton Kupën FA pas fitores ndaj Manchester Cityt

Crystal Palace shkruan historinë, fiton Kupën FA pas fitores ndaj Manchester Cityt

17/05/2025
Numërimi i votave të diasporës në Lezhë, tensione gjatë procesit

Numërimi i votave të diasporës në Lezhë, tensione gjatë procesit

17/05/2025
Maqedonci për marrëveshjen me Amerikën: Përfshin aspektin e komunikimit dhe atë kibernetik

Maqedonci për marrëveshjen me Amerikën: Përfshin aspektin e komunikimit dhe atë kibernetik

17/05/2025
Miftaraj: A dakordohemi të shkelim ligjin? Kjo kërkesë vjen nga deputetet e partisë në pushtet

Miftaraj: A dakordohemi të shkelim ligjin? Kjo kërkesë vjen nga deputetet e partisë në pushtet

17/05/2025
Osmani publikon fotografi me familje për ditëlindje: Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta

Osmani publikon fotografi me familje për ditëlindje: Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta

17/05/2025
Sinani reagon për sulmin ndaj figurës së Komandant Lleshit: Ky akt nuk guxon të kalojë në heshtje

Sinani reagon për sulmin ndaj figurës së Komandant Lleshit: Ky akt nuk guxon të kalojë në heshtje

17/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Crystal Palace shkruan historinë, fiton Kupën FA pas fitores ndaj Manchester Cityt

Crystal Palace shkruan historinë, fiton Kupën FA pas fitores ndaj Manchester Cityt

17/05/2025
Numërimi i votave të diasporës në Lezhë, tensione gjatë procesit

Numërimi i votave të diasporës në Lezhë, tensione gjatë procesit

17/05/2025
Maqedonci për marrëveshjen me Amerikën: Përfshin aspektin e komunikimit dhe atë kibernetik

Maqedonci për marrëveshjen me Amerikën: Përfshin aspektin e komunikimit dhe atë kibernetik

17/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.