Dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes dy veturave në fshatin Grashticë të Prishtinës.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili bëri të ditur se dy të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Sot rreth orës 11:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Grashticë, të komunës së Prishtinës”.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq dy persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, thuhet tutje në konfirmim, transmeton Gazeta Papirus.