Dy persona kanë marrë lëndime trupore sonte pas finales së Play-Off mes KB Trepçës dhe KB Golden Eagle Yllit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se të njëjtit kanë kërkuar tretman në spital.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në palestrën “Minatori”.
“Rreth orës 21:30 është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë. Njësitet kompetente policore po merren me rastin”, tha Zahiti.