Një burrë ka raportuar se dy persona të panjohur në Prishtinë përmes kërcënimit i kanë grabitur një telefon.
Personat e dyshuar janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas raportit të 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:50.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori kompetent”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Njoftimi i plotë:
“Prishtinë 14.05.2023-16:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur përmes kanosjes i kanë grabitur një telefon dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori kompetent”.