Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, por këtë herë zyrtari policor që u sulmua ishte jashtë detyrës zyrtare.
Sinjali mëson se polici ishte cak i dy personave, që e sulmuan fizikisht, pas një konflikti verbal që eskaloi.
Bazuar në informacionet që ka Sinjali, motivi i sherrit dyshohet se ishte një mosmarrëveshje në trafik, që i futi palët në telashe.
Rast është denoncuar dhe Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për të zbardhur rrethanat e rastit.