Policia e Kosovës ka njoftuar për një tjetër rast dhunimi që ka ndodhur tri ditë më parë në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, ankuesja femër ka bërë të ditur se është dhunuar nga dy persona.
“DHUNIM/Prishtinë 13.01.2023 – 22:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se dy persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj saj”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.