Policia e Kosovës ka thënë se dy nxënës janë goditur nga rryma elektrike në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.
Sipas zëdhënëses së policisë, Flora Ahmeti, incidenti ka ndodhur në rrugën Xhorxh Bush.
“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike”, ka thënë Ahmeti.
Sipas zëdhënëses së policisë, nxënësit e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, ka bërë të ditur policia.