GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Dy njohje për pesë vjet – PDK e PSD me kritika për qasjen e Kurtit ndaj ShBA-së

27/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Dy njohje për pesë vjet – PDK e PSD me kritika për qasjen e Kurtit ndaj ShBA-së
Share on FacebookShare on Twitter

Në pesë vjetët e fundit, Kosova ia ka dal të sigurojë vetëm dy njohje të shtetësisë. E për këtë zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu dhe aktivisti i PSD-së, Dren Kukaj i thanë Ekonomia Online se fajtore është Qeveria Kurti dhe raportet e saj me ShBA-në dhe shtetet e tjera mike.

Abdullahu tha se nuk mund të pritet që të ketë njohje të reja e as që të ndodhë ndonjë hap konstruktiv në këtë drejtim sepse Qeveria e Kosovës nuk ofron bashkëpunim kur vije fjala tek politikat rajonale e bashkëpunimi ose koordinimi me shtetet e ndryshme.

Ai tha se Qeveria nuk ka raporte korrekte me ShBA-në, e gjithë kjo sipas Abdullahut si shkak marrëzive e paaftësisë së Qeverisë Kurti.

“Sa i përket njohjeve është fakt se nuk ka njohje të reja. Nuk mund të presësh nga kjo qeveri që të bëjë diçka konstruktive dhe të dobishme në këtë drejtim. Nuk mundet. Nuk di. E dini pse nuk mundet dhe pse nuk di? Ngase në këtë përmasë, në këtë dimension kur kërkohet politika rajonale, politika më të gjera planetare për të pasur raporte, interesa, zhvillime nga më të ndryshmet me shtete të ndryshme kërkohet drejtpërdrejtë bashkëpunim, koordinim me SHBA-në, kjo qeveri nuk e bënë këtë”.

“Kjo është arrogante, qasja e saj është përjashtuese, është donkishotiane në politikën që e bënë, ku mund të presim ne njohje kur kjo qeveri s’ka raporte korrekte me SHBA-në, kur kjo qeveri tejkalon Shqipërinë dhe shkon kënaqet muhabet në Greqi dhe jo me vëllain e vetë. Kush do i ndihmojë kësaj Qeverie. Si mendon kjo qeveri të nxjerrë përfitime në dialog me Serbinë, në përballje me Serbinë kur në të njëjtën kohë jemi në masa ndëshkuese, jemi në sanksione. Pse? Për shkak të marrëzive, kryeneqsisë dhe paaftësisë së kësaj qeverie”, u shpreh Abdullahu.

Dren Kukaj, ish-anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se Kosova i ka marrëdhëniet në nivelin më të ulët me ShBA-në dhe se është tejet jo realiste që të diskutohet për njohje të reja.

Sipas tij, edhe njohjet që i kemi marrë deri më tani i kemi si rezultat i përkrahjes së shteteve mike.

Ai pohon se Kurti i ka dëmtuar seriozisht dhe qartazi këto raporte me ShBA-në dhe vendet e tjera mike të Kosovës për çka ai tha se janë përpjekje të pakuptimta, raporton EO.

“Unë mendoj që në situatën ku Kosova është vënë në sanksione nga vendet më mike të saj dhe i ka marrëdhëniet në nivelin më të ulët me ShBA-në, mendoj se është iluzore që të diskutohet për njohje të reja kur e dimë që të gjitha njohjet, për mos të thënë, mbase shumica e njohjeve që i kemi marrë si shtet i pavarur kanë qenë falë ndihmës që na e kanë dhënë këto shtete mike me të cilat marrëdhëniet kryeministri Kurti i ka dëmtuar, mendoj unë, seriozisht qartazi për disa përpjekje të cilat shumë shpejt edhe do i braktisë e që e ardhmja do i njeh si krejtësisht të pakuptimta”, tha Kukaj. /EO/

Tags: kosovalajmeNjohjeshba
ShareTweetShare
Previous Post

Kurti niset për në Slloveni për Forumin Strategjik të Bledit

Next Post

Jasharaj për takimin e nesërm: Grevë nuk do të ketë, viti i ri shkollor fillon me vështirësi

Next Post
Jasharaj për takimin e nesërm: Grevë nuk do të ketë, viti i ri shkollor fillon me vështirësi

Jasharaj për takimin e nesërm: Grevë nuk do të ketë, viti i ri shkollor fillon me vështirësi

Lajmet e fundit

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

18/05/2025
Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

18/05/2025
Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.