Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Veternik – Bresje, ku janë përfshirë dy kamionë, raporton Gazeta Papirus.
Aksidenti ka ndodhur në autostradë, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Sot rreth orës 09:30 është raportuar per një aksident trafiku në autostradë, relacioni Veternik-Bresje. Policia iu ka përgjigjur rastit dhe sipas raportimeve nga tereni te përfshirë kanë qenë dy kamionë. Aksidente ka qenë vetëm me dëme materiale dhe pa lëndime të raportuara në njerëz”, ka potencuar ai.
Mes tjerash, Hoxha ka bërë të ditur se njësia për menaxhim të autostradave e Policisë është marrë me rastin dhe rruga është liruar për qarkullim të automjeteve.