Kryeministri i Republikës, Albin Kurti pritet që nesër të vendos gurthemelin e shkollës së re në Ponoshec dhe e kopshtit të ri në Gjakovë.
“Gurthemeli do të vendoset nga kryeministri i Republikës z. Albin Kurti dhe ministrja e MASHT-it znj. Arbërie Nagavci. 13:30 – vënia e gurthemelit të shkollës në Ponoshec; 14:20 – vënia e gurthemelit të kopshtit të ri në Gjakovë ( Rezinë/Gjakova e re).
Të dy investimet janë në kuadër të Buxhetit të Shtetit për vitin 2022 dhe janë investim nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), rrjedhimisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar në Facebook zyrtarja e kësaj partie, Mimoza Shala.\gazeta papirus\