Me dy humbje në dy ndeshjet e fundit, Llapi ka bërë hap prapa në luftë për të ndjekur pozitat që e dërgojnë në garat evropiane këtë edicion.
Ekipi nga “Zahir Pajaziti” pësoi 0:2 nga Prishtina një javë më parë, ndërsa sot me rezultat identik të njëjtë humbi nga Drita në Gjilan.
Megjithatë, kjo situatë nuk është aspak shqetësuese për kryetrajnerin e Llapit, Tahir Batatinën. Tekniku llapjan me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se fati ia ktheu shpinën ekipit të tij.
Ai ka bërë edhe një paralajmërim për kundërshtarët duke shtuar se “lufta e vërtetë” ka nisur tani.
Ndryshe, Llapi zë vendin e pestë me 29 pikë, një më pak se Prishtina dhe nëntë më pak se Gjilani që janë dy pozita më lart.
POSTIMI I PLOTË i Batatines:
Dy humbjet e fundit nuk kanë qenë reale sepse krijuam shumë raste dhe dominuam por na mungoi fati, megjithatë nuk shqetësohem fare sepse kam besim të plotë se me ju së bashku në fund do të festojmë me “Ultras Legjendat” por kësaj radhe festa do të mbahet në stadiumin “Zahir Pajaziti” aty ku filluan karrierën shumë Legjenda të futbollit dhe aty ku dua të shkruajmë histori së bashku me Ultras Legjendat dhe të gjithë qytetarët e Llapit dhe Gollakut. Forca djema, tash ka filluar lufta e vërtetë.
Tahir Batatina:
Dy humbjet e fundit nuk kanë qenë reale sepse krijuam shumë raste dhe dominuam por na mungoi fati, megjithatë nuk shqetësohem fare sepse kam besim të plotë se me ju së bashku në fund do të festojmë me “Ultras Legjendat” por kësaj radhe festa do të mbahet në stadiumin “Zahir Pajaziti” aty ku filluan karrierën shumë Legjenda të futbollit dhe aty ku dua të shkruajmë histori së bashku me Ultras Legjendat dhe të gjithë qytetarët e Llapit dhe Gollakut. Forca djema, tash ka filluar lufta e vërtetë