Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier të Shqipërisë, ku dy vajza të reja I prezantohen një 55 vjeçarje sikur vajzat e saj, dhe kështu I kanë marrë një shumë rreth 1.000.000 lekësh.
Dy shqiptaret akuzohen për veprën penale të “Mashtrimit”, të kryer në bashkëpunim.
Po ashtu, lidhur me këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për dy shtetase, Sh. T., 36 vjeçe, dhe Xh. T., 32 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë.
“Procedimi ka filluar pas kallëzimit të shtetases F. Gj., 55 vjeçe, banuese në Fier, e cila ka denoncuar se këto dy shtetase e kanë mashtruar përmes telefonit, duke u prezantuar si vajzat e saj dhe duke i marrë një shumë prej rreth 1,000,000 lekësh”, ka thënë Policia e Shtetit.
1 milion lek = 10,127 Euro