Dy gola të shpejtë janë shënuar në ndeshjen Aston Villa – Liverpool, e vlefshme për xhiron e 36-të të Premier League.
Vendasit gjetën golin të parët me anë të Douglas Luiz në minutën e 4’.
Ndonëse goli i hershëm ishte një “dush i ftohtë” për “Të Kuqtë”, ky dush duket se i zgjoi ata, transmeton lajmi.net.
Dy minuta më pas, Joel Matip shënoi golin e barazimit, pas një goditjeje me majë të takes.
Më poshtë gjeni golat e ndeshjes. /Lajmi.net/