Sami Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe analisti i afërt me pushtetin, Rron Gjinovci kanë kundërshtuar draftin e Asociacionit të prezantuar sot nga “Friedrich Ebert Stiftung”.
Kurteshi ka thënë se draftin e prezantuar sot ka një version kundër shqiptarëve.
“Derisa nuk ka shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë, atëherë me çfarë baze do të duhej të ekzistonte ky asociacion” ka thënë Kurteshi.
Rron Gjinovci ka pyetur përfaqësuesit e “Friedrich Ebert Stiftung” se përse në draft nuk është shkruar që shqiptarët të kenë të drejtën e Vetos, përderisa serbët e kanë në parlament.