GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dy biznesmenët e arrestuar për “drogën e rrallë” në Ferizaj

24/05/2022
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Dy biznesmenët e arrestuar për “drogën e rrallë” në Ferizaj
Share on FacebookShare on Twitter

Afrim D. dhe Sefedin D. dyshohet se në bashkëpunim me 13 të dyshuar të tjerë, sollën për herë të parë në Kosovë drogën e njohur si “captagon”, e llojit heroinë, të hënën.

Droga u sekuestrua në rajonin e Ferizajt nga Policia e Kosovës gjatë aksionit të koduar me emrin “Gropa” të hënën, njoftuan autoritetet shtetërore.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth 80 kilogramë drogë e llojit “captagon” u sekuestrua në dy lokacione të ndara në rrethinën e Ferizajt.

Burimet i kanë thënë Paparacit se sasia e drogës depërtoi në Kosovë përmes një kamioni të kompanisë “Erioni 2010” Sh.P.K., në pronësi të afaristit Afrim D.. Kompania kishte deklaruar pranë autoriteteve të shtetit se po transportonte çaj, ka mësuar Paparaci.

Hetuesit, përmes aksionit “Gropa”, kanë zbuluar se në njërin nga mjetet transportuese të kompanisë, në Kosovë ishin transportuar rreth 80 kilogramë drogë e llojit të rrallë.

“Erioni 2010” SH.P.K. është një kompani e profilizuar në tregtinë me shumicë të kafes, çajit, kakaos dhe erëzave, bazuar në të dhënat publike pranë regjistrit të bizneseve të Kosovës.

Sefedin D., një tjetër afarist i regjistruar pranë Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), ka rënë në prangat e policisë.

Ai dyshohet për bashkë-kryerjen e veprës penale të blerjes, posedimit dhe shitjes së narkotikëve.

Në aksionin e quajtur “Gropa” janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë e gjashtë kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa pajisje për përpunimin e saj.

“Gjatë bastisjes janë gjetur/sekuestruar 76.5 kg të llojit narkotik kaptagon, narkotik sintetike, është lloj i parë i këtij narkotiki që është sekuestruar në Republikën e Kosovës, ky lloj narkotiku ka qenë i paketuar në qese nga 500 gr”, tha Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, të hënën.

Në një konferencë për media, Jashari tha se janë bastisur edhe dy vende të cilat dyshohet se kanë qenë laborator për përpunimin e kësaj droge./Demokracia.com/

Tags: "Erioni 2010" SH.P.KAfrim dhe Sefedinaksioni "Gropa"drogen e rralleferizaj
ShareTweetShare
Previous Post

Edhe ministrja Arbërije Nagavci e “rehatoi” në heshtje vajzën në Ministrinë e Financave

Next Post

Goli i futbollistit shqiptar shpallet më i miri i edicionit në Ligën e Evropës

Next Post
Goli i futbollistit shqiptar shpallet më i miri i edicionit në Ligën e Evropës

Goli i futbollistit shqiptar shpallet më i miri i edicionit në Ligën e Evropës

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.