GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dy asamblistë të Vetëvendosjes, ‘rehatohen’ në ministrinë e Xhelal Sveçlës

06/06/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Dy asamblistë të Vetëvendosjes, ‘rehatohen’ në ministrinë e Xhelal Sveçlës
Share on FacebookShare on Twitter

Kur koalicioni në Prishtinë ndërmjet PDK-së e LDK-së ishte prishur, Vetëvendosja kishte alarmuar se në ndërmarrjet publike po punësohen masivisht militantët e të dy partive. “Edhe në këto momente që po flasim, punësimet po vazhdojnë”, deklaronte aso kohe asamblisti i VV-së në kryeqytet, Mirsad Vitia. Duket se partisë ia ka parë hairin disa muaj më pas edhe vetë Vitia pasi përveç si asamblist, ai tash është punësuar në MPB-në e Svelçës. Dhe nuk është asamblisti i vetëm që është ‘rehatuar’.

Mirsad Vitia, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, e Ajshe Haliti-Pllana, asambliste e VV-së në Obiliq, edhe zyrtarisht do ta kenë edhe nga një vend pune në institucionet e shtetit. Më saktësisht në ministrinë që drejtohet nga Xhelal Sveçla.

Përveç si anëtarë të partisë në pushtet, përveç si përfaqësues të qytetarëve në Kuvende Komunale nga Vetëvendosja, së fundmi Vitia e Haliti-Pllana janë punësuar në Institutin për Administratë Publike në kuadër të Ministrisë së Brendshme.

Nacionale ditë më parë kishte mësuar se ky konkurs ishte kurdisur për punësimin e dy asamblistëve, por informacionet nuk u publikuan deri në konfirmimin e këtij konkursi.

Rehatohet asamblisti i VV-së në kryeqytet

Mirsad Vitia, asamblisti i VV-së në kryeqytet është punësuar si Udhëheqës i Divizionit për Organizim të Trajnimeve për nivelin qendror në kuadër të MPB-së. Me koeficientin e shpallur, paga në këtë pozitë shkon në mbi 800 euro, raporton Nacionale.

Dyshimet për kurdisjes ekzistojnë pasi verifikimin paraprak e kishin kaluar plot 15 kandidatë në këtë pozitë. Prej të gjithëve, vetëm Mirsad Vitia e kishte kaluar testin me shkrim. Në fund ai u punësua si kandidati më i suksesshëm me 93.4 pikë.

“Prej fillimit ky konkurs ka qenë i përgatitur. 14 persona i kanë eleminuar nga gara qysh pas testit me shkrim”, tha një sinjalizues.

Pra, asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, edhe zyrtarisht u bë me një punë të dytë në ministrinë e Xhelal Sveçlës. Mirsad Vitia është edhe familjar i afërt i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Nacionale për dy ditë me radhë ka tentuar të kontaktoj me asamblistin Vitia por nuk ka marrë përgjigje. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, mesazheve dhe pyetjeve me shkrim në Email, kontakti me Mirsad Vitinë ka qenë i pamundur.

Në mesin e kandidatëve për këtë pozitë kishte qenë edhe asamblisti Veton Zogaj, për të cilin Nacionale me mesazhe kishte raportuar se është punësuar në Ibër-Lepenc. Aty duket se ka aplikuar edhe bashkëshortja e tij, por këtë ‘betejë’ për vend të punës, del se e fitoi asamblisti koleg i bashkëshortit të saj.

Rehatohet asamblistja e VV-së në Obiliq

Vitia nuk është i vetmi asamblist i Vetëvendosjes që u punësua në këtë konkurs. Kësaj shpallje, ‘hairin’ ia pa edhe kolegia e tij në Obiliq, Ajshe Haliti-Pllana.

Ajshe Haliti-Pllana që është asamblisti në Obiliq, është punësuar në pozitën Zyrtar i lartë i vlerësimit të cilësisë së trajnimit.

Përderisa për këtë pozitë, fazën e parë të vlerësimit paraprak e kishin kaluar 14 persona, testin me shkrim e kaloi vetëm asamblistja e VV-së bashkë me një tjetër kandidate. Në fund, Haliti-Pllana u përzgjodh si kandidatja më e suksesshme. Paga për këtë pozitë, shkon në mbi 600 euro.

Nacionale ka tentuar për dy ditë me radhë të kontaktojë edhe me asamblisten e Obiliq që u bë me një vend të dytë pune, por ajo nuk ka kthyer përgjigje. Kontakti ka qenë i pamundur edhe në Email.

Edhe në komision, edhe avancohet – dallaveret në konkurs

Nga sinjalizues të ndryshëm, Nacionale ka mësuar edhe informacione të tjera që ndërlidhen me këto procese në Institutin për Administratë Publike në kuadër të MPB-së.

Në konkursin për zyrtare të lartë të vlerësimit të cilësisë së trajnimit ku u punësua asamblistja e VV-së në Obiliq, në komision vlerësues ka qenë Vlora Kryeziu, punëtore e këtij instituti.

Pikërisht Vlora Kryeziu, në një tjetër konkurs së fundmi, është avancuar në pozitën e Udhëheqës së Divizionit për Vllerësim të Nevojave për Trajnim dhe Hartim të Kurrikulave në IKAP. Pra, vetë në komision, vetë e avancuar në një tjetër konkurs. Kjo kishte shtuar dyshimet te disa burime të Nacionales, se ka pasur një organizim të detajizuar të konkursit.

“Dyshimet janë që Vlora Kryeziu në konkursin për Zyrtare ka qenë në komision që ta mundësojë punësimin e asamblistes së VV-së, e në anën tjetër vetë është avancuar”, ka thënë një burim i afërt me zhvillimet për Nacionalen.

Edhe për këtë temë, Nacionale ka dërguar pyetje në Ministrinë e Brendshme, por pavarësisht pritjes 2-ditore, nuk kemi marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Krejt VV

Instituti i Kosovës për Administratë Publike në kuadër të ministrisë së Sveçlës, sipas burimeve të Nacionales komplet është futur nën kthetrat e njerëzve që lidhur me pushtetin.

Sipas burimeve të gazetës, Instituti drejtohet nga Lule Isufi e cila është ushtruese e detyrës së Drejtoreshës tash e një kohë. Për të njëjtën, Nacionale ka siguruar fotografi teksa merr pjesë në organizime të fushatës së Vetëvendosjes.

Burimet e Nacionales më tutje kanë treguar se motra e drejtoreshës Lule Isufi, Ferinaze Isufi, kishte qenë kandidate e VV-së për asamble në komunën e Ferizajt. Kjo vërtetohet me disa fotografi të cilat janë shpërndarë nga zyrtarët e partisë dhe vetë Ferinaze Isufi.

As për këtë çështje, Nacionale nuk ka pasur përgjigje prej Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nacionale edhe në të kaluarën ka raportuar për punësimin e asamblistëve, militantëve e familjarëve nëpër institucione publike.

Me mesazhe në Kuvend u kap punësimi i asamblistit të VV-së në Malishevë, Veton Zogaj. Ky u rehatua në ndërmarrjen që drejtohet nga njeriu i VV-së, Faruk Mujka.

Në këtë ndërmarrje u punësua gjithashtu edhe asamblisti i VV-së në Mitrovicë, Ekrem Sadiku.

Tags: AsambleistaLëvizja Vetëvendosje
ShareTweetShare
Previous Post

Sveçla me homologun e tij italian flasin për bashkëpunim kundër krimit të organizuar

Next Post

Gashi: Një deputet i Kuvendit të Kosovës është punëtor i BIA-s serbe, edhe AKI e din

Next Post
Gashi: Një deputet i Kuvendit të Kosovës është punëtor i BIA-s serbe, edhe AKI e din

Gashi: Një deputet i Kuvendit të Kosovës është punëtor i BIA-s serbe, edhe AKI e din

Lajmet e fundit

Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

25/05/2025
Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr

Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr

25/05/2025
Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

25/05/2025
Don Xhoni i nënshtrohet një intervenimi, shihet i shtrirë në spital

Don Xhoni sqaron rastin me armën e gjetur në veturë – “Nuk ka qenë e imja, gjithçka u sqarua në Polici”

25/05/2025
Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, viktimat po ktheheshin nga një festë familjare

Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, viktimat po ktheheshin nga një festë familjare

25/05/2025
Ndeshja Shqipëri-Serbi, 1.2 milion kërkesa për bileta

Ndeshja Shqipëri-Serbi, 1.2 milion kërkesa për bileta

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

25/05/2025
Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr

Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr

25/05/2025
Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.