Historiani Durim Abdullahu vlerëson se nuk është e vërtet se shqiptarët nuk kanë pasur konflikte ndërfetare me njërin-tjetrin.
Abdullahu në u shpreh se në periudhën e pushtimit Osman shqiptarët nuk kanë pasur asi lloj vetëdije kolektive që t’i tejkalojnë dallimet fetare dhe të bashkohen rreth kombit, njofton Klankosova.tv.
“Ka një grackë ku shpeshherë bije shumëkush në që flet në diskursin publik kur flasin për raportin e shqiptarëve me fenë, raporti i shqiptarëve me fenë duhet t’i referohet një tabani historik dhe shpesh herë bëhet projeksionizëm ku fenomene sociale dhe kulturore të kohës së sotme moderne i vishen një periudhe shumë të vjetër historike”, është shprehur Abdullahu.
“Ekzistojnë disa mite që janë krijuar natyrshëm, qysh janë krijuar në të gjitha proceset e komformimit veçanërisht në Evropë, e që janë krijuar edhe tek shqiptarët, nuk është e vërtetë që shqiptarët nuk kanë pasur konflikte ndërfetare mes tyre, nuk është e vërtetë që shqiptarët kanë qenë tolerant në fe ndaj njeri-tjetrit”, shtoi ai.
“Në shekullin e 15 kur Perandoria Osmane invadon shumicën e Gadishullit Ballkanik dhe kur fushatat pushtuese të saj, rezultojnë të suksesshme dhe përjeton një shkretim demografik Arbënia, diku një e treta e popullsisë migron drejt brigjeve të Italisë”.
“Ky pushtim u përjetua edhe si përplasje e dy civilizimeve dhe dy botëkuptimeve krejtësisht të ndryshme, dhe nuk është e saktë të thuhet se shqiptarët e krishterë qoftë katolikë, qoftë ortodoks me ata mysliman, të cilave do rryma apo sekte kanë pasur një asi lloj vetëdije kolektive të çfarëdolloj natyre nëpërmjet së cilës ata i kanë tejkaluar dallimet mes tyre dhe janë bashkuar tek të qenit shqiptar ose tek të folurit një gjuhë të përbashkët”.
Abdullahu shtoi se parullat e Rilindësve nuk ishin konstatim se shqiptarët janë të bashkuar rreth gjuhës dhe kombit, por ishin thirrje që kjo të ndodhë.
“Parulla e famshme e Pashko Vasës, ai bënë një thirrje në fakt kur thotë ‘Mos shikoni kisha dhe xhamia, feja e shqiptarit është shqiptaria’ ai nuk po konstaton një gjendje, përkundrazi ai po bën thirrje për ndryshim të gjendjes, raportet e konsujve dhe diplomatëve evropian të cilët shërbyen në territoret evropiane të Perandorisë Osmane shekullin e 19 evidentojnë pafund raste të konflikteve dhe mospajtimeve fetare tek shqiptarët, tek ndarja e lagjeve në katolike dhe myslimane në Shkodër, tek evidentimi i Elbasanit si qytet radikalisht mysliman, që ata thonë kujdes kur shkoni në Elbasan sepse janë mysliman,” tha Abdullahu në Rubikon.