Pas njoftimit se ministrja Rozeta Hajdari derisa ishte duke drejtuar veturën e saj, kishte goditur një fëmijë të gjinisë mashkullore, ka ardhur një reagim nga deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi e cila thotë që gjinia e viktimës ishte femër.
Kësisoj Dumoshi ka përgënjeshtruar Policinë e Kosovës lidhur me aksidentin e trafikut ku u përfshi Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Dumoshi këtë e bëri nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook, duke thënë se viktima është vajzë, e cila ka lindur në vitin 2012
“Cili është shkaku që edhe gjininë nuk e tregoni drejt?”, ka pyetur Dumoshi, ndërsa për ministren Hajdari ka thënë se “gënjeshtra në raste të tilla është mëkat!”.