GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Duka sfidon Veliajn, për herë të gjashtë në krye të FSHF

15/03/2022
në Ballina, Lajme, Shqipëri, Sport
Koha e leximit:3 mins read
Duka sfidon Veliajn, për herë të gjashtë në krye të FSHF
Share on FacebookShare on Twitter

Armand Duka ka sfiduar deri në fund Erion Veliajn duke u zgjedhur sot për një mandat të gjashtë në krye të Federatës Shqiptare të futbollit, ndonëse kryebashkiaku i Tiranës falë presionit politik mbi gjykatat pati marrë vendim që e anullonin mbledhjen e asamblesë që zhvilloi punimet sot. Duke kthyer mbrapsht shprehjen e Veliajt se “futbolli ka mbetur ishulli i fundit që nuk e kemi marrë”, Duka u kundërpërgjigj. Gjatës fjalës së tij, para se të votohej me 37 vota (nga 55 gjithsej), ai tha se futbolli është një ishull më i mirë sesa mesasatarja e Shqipërisë.

Por mbledhja zgjedhore e cila ishte legjitimuar nga pjesmarrja në sallë e përfaqësuesve të UEFA dhe FIFA dukej qartë që nuk ishte konsensuale. Ajo u bojkotua nga njeri prej kandidatësve, gazetari sportiv Dritan Shakohoxha, i cili e konsideronte këtë një tubim të paligjshëm dhe nga rreth 12 delegatë pasues të tij.

Tensionet në FSHF u rritën që në momentin kur në publik u përhap një audio përgjim i Erion Veliajt që i bënte presion komunitetit të futbollit për të mos votuar më Dukën.

Fytyra tjetër e Erion Veliajt/ Gjuha e rrugaçit që shantazhon me SPAK kapjen e futbollit

Përgjimi ishte skandaloz. Për të çliruar “ishullin e fundit” që i ka mbetur jashtë kontrollit rilindjes, politikani “boleçelik” premtonte përndjekjen e armiqve të tij futbollistikë me prokurori dhe gjykata.

Nga dita e publikimit të audio përgjimit skandaloz me një shpejtësi rrufe gjashtë gjykata të vendit morën vendime kundër FSHF-së, prokuroria e Tiranës bëri sekuestrime dhe kërkoi pezullim të zyrtarëve të futbollit dhe më në fund, tre ditë para garës për presidentin, Duka u pezullua nga detyra bashkë me një grup zyrtarësh të tjerë, vetëm për të bërë të pamundur organizimin e zgjedhjeve.

Skanimi/ Pesë lajthitjet e Veliajt në betejën për të marrë FSHF

Kjo bëri që data e parë e zgjedhjeve në 6 mars të shtyhej. Duka bëri një deklaratë që shumëkush e mori si një fitore të Erion Veliajt: “”Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër” sqaroi Duka.

Por në media kjo shtyrje u përfol si një shenjë kompromisi mes presidentit të FSHF-së dhe kryeministrit Rama. ndërmjetës mes tyre hyri prefidenti i shoqatës europiane të futbollit, UEFA, Ceferin i cili e kërcënoi kryeministrin shqiptar me përjashtim të Shqipërisë nga garat kontinentale dhe me anullimin e finales se Conference League që do të mbahet në Tiranë në muajin maj, nëse qeveria ndërhynte në zgjedhjet e futbollit.

Konflikti i FSHF/Rama shet Veliajn nën presionin e UEFA-s

Nga ky moment filluan të qarkullojnë fjalë se Rama e kishte shitur Veliajn dhe po shkonte drejt një kompromisi.

Vendimi për shtyrjen me dy javë të datës së zgjedhjeve u interpretua si kohë që iu dha Veliajt për të gjetur një rrugëdalje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës nga ky moment e ndali sulmin publik ndaj Dukës dhe disa padi kundër tij u tërhoqën nga gjykata.

Kjo bëri që ndonëse i kontestuar Armad Duka të zgjidhej sot për një mandat të gjashtë në krye të FSHF-së. Por të shumtë janë ata që besojnë se kurthi i politikës ndaj tij nuk ka mbaruar. Disa çështje gjyqësore mbeten të hapura dhe nuk do të jetë çudi që gjykatat e komanduara nga pushteti të ‘hakmerren” pasi Rama të ketë hedhur lumin e finales në Conference League në fund të majit në Tiranë.

©Lapsi.al

Tags: Armand Duka
ShareTweetShare
Previous Post

Kryebashkiaku i Mariupolit: Trupat ruse po i mbajnë peng pacientët dhe mjekët

Next Post

Doja me kapë për fyti- Rrëfimi i shqiptarit nga Studimja që dëshmoi kundër Millosheviçit në Hagë

Lajmet e fundit

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

20/05/2025
Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

20/05/2025
Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

20/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

20/05/2025
Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

20/05/2025
Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.