GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dugolli letër Speciales, kërkon ta hetojë Masakrën e Dubravës

08/05/2023
në Ballina, Kosovë, Kuriozitete, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Dugolli letër Speciales, kërkon ta hetojë Masakrën e Dubravës
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe i mbijetuari i Masakrës së Dubravës, ka treguar se i ka dorëzuar një letër prokurorit Special të Dhomave të Specializuara për Masakrën e Dubravës.

Duglloi tha se përmes kësaj letre i ka kërkuar që të hetojë këtë masakër.

“Më 29 prill e kam nisur zyrtarisht përmes postës kërkesën drejtuar prokurorit special dhe kam kërkuar që të fillojnë hetimet për masakrën e Dubravës me argumentim edhe juridik edhe faktike të masakrës të Dubravës, gjegjësisht planifikimit dhe ekzekutimit të asaj masakre. Në kompetencë lëndore, juridikisoni i jepet hapësirë mjaft prokurorit që të hetojë edhe krimet e kryera nga autoritetet serbe. Mos të harrojmë që Dick Marty në raportin e vet përmend edhe krimet e Serbisë që ka ushtruar mbi popullatën shqiptare, ku përmend edhe viktimat që janë shkaktuar, përmend edhe të zhdukurit”, ka thënë Dugolli.

Sipas tij, letra e cila i është dërguar prokurorit është mjaft e argumentuar dhe mbetet në vullnetin e prokurorit Whiting nëse do të nisë hetimet apo jo.

“Pikërisht kjo më shtyn të besoj që nëse prokurori ka vullnet do të aktivizohet për shkak se nuk ka pengesa për t’i hetuar këto krime. Tema qendrore e raportit të Martyt ka qenë trafikimi i organeve, ku nuk ka asnjë akuzë madje as nuk përmenden fare. Në këtë kontekst unë si viktimë edhe i mbijetuar e kam nisur këtë iniciativë. Varet nga vullneti i prokurorit a do të fillojë apo jo. Mendoj që është goxha shumë e argumentuar letra që i kam dërguar prokurorit dhe besoj se nëse ai ka vullnet, ajo do të përplotësohet për shkak se faktet janë fakte. Ajo që kemi përjetuar në këtë masakër është një horror i vërtetë”, shtoi Dugolli.

Tutje ai u bëri thirrje të të mbijetuarve të kësaj masakre që të nisin kallëzime penale.

“Uroj dhe bëj thirrje edhe te familjarët e tjerë që kanë pësuar që të nisin kallëzime penale, t’i drejtohen prokurorisë speciale”, shtoi ai.

Siç thotë deputeti Dugolli, kjo masakër është lehtë e argumentueshme se si vija shtetërore ka ekzekutuar një plan të tillë.

“Krimi është krim dhe është gabim që krimi të renditet në baza etnike, prandaj në këtë kontekst meqë tani edhe po i afrohemi 22 majit kur edhe është përvjetori i 24-të i kësaj masakre, 29 prilli ishte po ashtu një datë me rëndësi për shkak se lidhet me planifikimin dhe organizimin e kësaj masakre sepse më 1998 kam qenë në burgun e Dubravës me një grup shokësh, dhe me një vendim të ministrit të drejtësisë të asaj kohe na kanë transferuar në burgjet e Serbisë, një vit më vonë më 29 prill, 1999, kur siguri nuk kishte fare, ata organizojnë transportimin tonë.”, tha ndër të tjera Dugolli.

Ai tha se dëshmitarët janë të gatshëm të dëshmojnë të vërtetën.

“Janë dëshmitarët që në çdo rrethanë janë të gatshëm të dëshmojnë të vërtetën sepse kjo masakër vërtetë është më së lehti e argumentuar se si vija shtetërore e Serbisë ka organizuar dhe ekzekutuar një plan morbid”, shtoi ai.

Në cilësinë e të mbijetuarit, Dugolli ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me juristë, avokatë dhe nuk do të rresht deri sa të fillojë me hapa konkret prokuroria speciale sepse mosndëshkueshmëria është një element i shëmtuar.

“Do të vazhdoj të kërkoj drejtësi sepse të paktën do të ndihem më i lehtësuar”, tha ai.

Tags: dugolliGjykata SpecialegjykimMasakra e DubravesVetvendosjevv
ShareTweetShare
Previous Post

Volodymyr Zelensky: Rusia do të mposhtet sikurse Gjermania naziste

Next Post

Bajrami paralajmëri dërgimin në Kushtetuese të Projektligjit për Fondin Sovran

Next Post
Bajrami paralajmëri dërgimin në Kushtetuese të Projektligjit për Fondin Sovran

Bajrami paralajmëri dërgimin në Kushtetuese të Projektligjit për Fondin Sovran

Lajmet e fundit

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.