Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, para fillimit të seancës së 9-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka thënë se nuk ka ndërruar qëndrim.
Balje para gazetarëve ka thënë nuk kanë pasur marrëvshje dhe mirëkuptim me deputetin Albin Kurtin.
“Asnjë takim, qëndrimi mbet i njëjtë . Mosmarrëveshje, dhe mos mirëkuptim. Me partinë me të cilën e cila i ka fituar zgjedhjet. Tretmanin të cilin e kemi pasur para dhe pas zgjedhjeve. Ne si parti gjithmonë e kemi përsëritur. Nuk e votojmë”, tha ajo.
Ajo ka treguar se ka pasur takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
“Ne jemi takuar me zotri Ramush Haradinaj, ende nuk kemi vendosur me u bashkangjitur me grupin parlamentar. Ofertë nuk kemi vetëm me iu bashkangjitur në grup. Por, nuk kemi vendosur ende. Unë nuk mundem me fol për Veton Berishën”, tha ajo./Gazeta Papirus/