Njëra nga deputetët që ka shpenzuar më së shumti është përfaqësuesja e komuniteteve të boshnjakëve Duda Balje, që ka harxhuar gjithsej 870 euro për karburante.
E kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Balje e ka arsyetuar këtë shumë se sipas saj ka qenë shumë aktive në dy muajt e fundit për pjesëmarrje në komisione e seanca të jashtëzakonshme që u shtuan për shkak të situatës politike.
“Për këto shuma nuk kam vendosur vet, por rregullorja që është në fuqi prej vitit 2008 për secilin deputet. Për shkak se unë jam më aktive me pjesëmarrje në çdo komision dhe çdo seancë është rritur edhe shuma.”, u shpreh ajo.Balje thotë se deputetët e Listës Srpska, kanë marrë nga 20 euro edhe pse e kanë bojkotuar secilën seancë të kuvendit.
Deputetët e Listës Srpska, kanë marrë nga 20 euro edhe pse e kanë bojkotuar secilën seancë. Ndërkaq unë kam marrë pjesë në secilën seance që më kanë ftuar.”, shprehet Balje.
Sipas saj, këto shpenzime janë bërë në bazë të rregullores së Kuvendit që është në fuqi që prej 2008.
‘Me rregulloren Kuvendit që e kemi në fuqi prej vitit 2008, sipas së cilës secili deputet që udhëton 30 kilometra në një drejtim, shpenzimi për prezencën në komision edhe në seancë janë 10 euro. Për deputetë që janë duke udhëtuar deri në 60 km, është 20 euro, ndërsa deputetët që udhëtojnë në një drejtim më shumë se 60 km, është 30 euro mëditje.”, theksoi ajo.
Balje po ashtu ka deklaruar se kjo shumë e lartë është mbledhur për shkak të situatës politike gjatë dy muajve të fundit dhe sipas saj është detyruar të udhëtoj çdo ditë Prizren – Prishtinë.
“Përveç kësaj, sipas rregullores ekziston edhe pagesa e motivimit të deputetëve për pjesëmarrje në kuvend, komisione etj. Ne si grup parlamentar jemi një grup i vogël prej tetë veta. Secili prej nesh ka nga dy komisione. Jam unë si kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut edhe anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Ne zakonisht kemi të hënën, të marten dhe të mërkuren komisione ndërkaq të enjtën dhe të premtën kemi seanca. Në dy muajt e fundit, për shkak të situatës politike kemi patur seanca të jashtëzakonshme dhe unë çdo ditë kam udhëtuar Prizren – Prishtinë me veturë personale dhe shpenzoj rreth 25-30 euro karburante. As nuk po e llogaris zgjimin në ora 06 për të qenë në 08.30 në Prishtinë, as rrugën e rrezikuar nga bora. Unë as nuk kam marrë më shumë e as më pak, në secilën prezencë në komisione kam nënshkruar pjesëmarrjen.”, ka thënë Balje.