Gazetarët të cilët po qëndrojnë brenda sallës së Kuvendit, kanë raportuar para disa minutash se me ardhjen e Kurtit në Kuvend janë mbledhur e gjithë VV’ja në sallën e Grupit Parlamentar të VV’së, e ku aty janë dëgjuar duartrokitje nga ta.
Periskopi merr vesh se ato duartrokitje nuk kishin të bëjnë me sigurimin e votave për Albulena Haxhiun – kryetare të Kuvendit, por sepse Xhelal Sveçla feston ditëlindjen sot.
Nuk dihet nëse brenda sallës është shërbyer ndonjë torte për t’i fryrë qirinjtë, z. Sveçla.
Ndryshe, VV ka konfirmuar sot se Albulena Haxhiu sërish do të jetë kandidate për kryetare Kuvendi, teksa opozita ka thënë se do të votojnë kundër.
Herën e fundit, partia më e madhë mori 57 vota ku edhe nuk kaloi propozimi i tyre për kryetar Kuvendit.
A i ka siguruar Kurti edhe 4 vota nga e shtune deri më sot, mbetet të shihet.