Kandidati i PDK-së për deputet, Driton Lajçi, ka thënë se me këdo që është takuar dhe në secilin takim zyrtar apo të rastit që ka pasur, gjithmonë ka folur për Kosovën dhe kombin.
Lajçi ka publikuar edhe një foto me liderin e Tibetit, Dalai Lama, i cili është personalitet botëror.
“Mirëmengjesi të dashur miq,
Me këdo qe jam takuar & kudo, takim zyrtar apo rasti e kam pasur temë prezantimin e Kosovës & kombin tim. Me Dalai Lama lider shpirteror dhe lider i Tibetit. Personalitet botëror”, ka shkruar Lajçi.
Kujtojmë që Driton Lajçi është kandidat nga radhët e PDK-së , dhe mbanë numrin 97.
Shkruan Gazeta Papirus