Nënkampionja e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani, e nis sonte aventurën evropiane, direkt nga rrethi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës.
“Intelektualët” kanë punë shumë të vështirë, pasi shorti nuk u tregua aspak i mirë për ta, duke i vënë përball 6 herë kampionit të Çekisë, Viktoria Plzen.
Këta të fundit kanë vlerë rreth 10 herë më të shtrenjtë se sa kosovarët, pasi në të dhënat e fundit në “transfer market”, llogariten 30.9 milion eurove, karshi Dritës që vlerësohet 3.96 milion.
Në edicionin e kaluar të Ligës së kampionëve, çekët arritën të kualifikohen në grupe, ku përfunduan të fundit, prapa Barcelonës, Interit dhe Bayernit. Por gjermanëve në këtë fazë, vetëm Plzen mundi t’ua shënojë 2 gola, meqë në dy përballjet si me katalunasit ashtu edhe me nerazurët, bavarezët e mbajtën portën e paprekur.
Nga ana tjetër, rrugën evropiane, Drita e përfundoi vitin e kaluar pikërisht në këtë fazë. Pasi eliminuan Inter Turkun e Finlandës, gjilanasit nuk ia dolën edhe ndaj Antwerpit belg.
Plzen – Drita, zhvillohet sonte, 27.07.2023, në orën 19:00.