Drita ka njoftuar zyrtarisht për huazimin e futbollistit ganez Raddy Ovouka, shkruan Demokracia.com.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit nga Anamorava.
Ovouka do të debutojë sot me fanellën e tre herë kampionëve të Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj ekipit sllovak, MFK Tatran, e cila luhet në Antalia të Turqisë.
Raddy është 23-vjeçar dhe luan si mbrojtës i majtë. Së fundmi ka qenë pjesë e ligës amerikane USL Championship te skuadra Neë Mexico United.
Ovouka është transferimi i parë i Dritës afatin kalimtar të janarit dhe njëherit i pari nga ardhja e trajnerit Arsim Thaqi.
“Bardhekaltrit” janë zhvendosur së fundmi në qytetin bregdetar turk për të kryer fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.
Drita është lidere e Superligës me 38 pikë, aq sa ka grumbulluar edhe Ballkani, rivali kryesor i gjilanasve në garën për titull.