Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit.
Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të jetë nikoqir i ndeshjes finale sonte, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja në fjalë zhvillohet nga ora 20:00.
Drita synon ta fitojë këtë titull pas shumë vitesh mungesë, kurse Llapi ta ruajë epitetin e kampionit në këtë kompeticion.
Si Drita, ashtu edhe Llapi tashmë kanë arritur synimin e tyre kryesor – daljen në garat evropiane.