Një prind është arrestuar në Drenas nën dyshimet se i ka lënë mbishkrime te dera e shtëpisë djalit të tij.
Sipas policisë me këtë veprim djali është shqetësuar. Me vendim të prokurorit prindi është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
NGACMIM /Gllogoc 14.08.2021. Në lidhje me rastin, me 18.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur kishte shqetësuar djalin e tij viktimën mashkull kosovar duke i lënë disa mbishkrime në derën e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.