GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Drejtori: Në test për policë ishin pyetje të shkollës fillore – aplikuan mbi 11 mijë, kaluan 1 mijë

01/04/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Drejtori: Në test për policë ishin pyetje të shkollës fillore – aplikuan mbi 11 mijë, kaluan 1 mijë
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Siguri, ka thënë detaje për konkursin për rekrutët e rinj.

Ai ka thënë se për përpilimin e aplikacionit janë konsultuar me profesor të fakultetit të Edukimit dhe se konkursi ka qenë për testim të njohurive të përgjithshme.

Mehmeti ka theksuar se për njohurit e përgjithshëm pa u fokusuar në njohuri të thelluara akademike, janë kujdesur që të bëhet testimi i njohurive të aplikantëve që më shkollë të mesme me sukses deri mesatarë.

Mehmeti ka treguar për konkursin që ishte për 250 zyrtarë policorë. Ai ka thënë se në këtë konkurs aplikuan 11.516 kandidatë, ndërsa nga 8000 kandidatë sa i ishin nënshtruar testit vetëm 1000 e kanë kaluar, raporton EkonomiaOnline.

Kishte pasur ankesa për pyetje të vështira në test, por edhe për faktin se testi ka qenë online dhe ka pasur vështirësi.

“Gjatë shqyrtimit të aplikacioneve kemi vërejtur se një numër i madh i kandidatëve ka pasur rezultate të kalueshmërisë së shkollimit të mjaftueshëm apo të mirë. Komisioni e ka bërë publikimin e rezultateve dhe nga 8 mijë kandidatë që i janë nënshtruar 1 mijë e kanë kaluar dhe 7 mijë kanë dështuar. Ka pasur dilema se a e kanë kaluar shumë apo pak. Kemi pasur për bazë rekrutimin e vitit 2014 dhe 2018. Më 2014 janë ftuar 19550 kandidatë prej tyre 2881 e kanë kaluar kurse kanë dështuar 15000. Më 2018 numri i kandidatëve ka qenë 16705, e kanë kaluar 3847 kanë dështuar 9 mijë. Më 2021 11291 kanë aplikuat prej të cilëve kanë kaluar 1447”, tha Mehmeti në Komision.

Ai u deklaruar edhe për pohimet se pyetjet e testin kanë qenë të vështira për kandidatët.

Mehmeti tha se pyetjet janë bërë në konsultim me profesorët e Fakultetit të Edukimit dhe se kanë qenë të natyrës që mësohen në shkollë fillore dhe të mesme.

“Pas mbylljes së konkursit është themeluar komisioni përgjegjës për mbarëvajtjen dhe mbikëqyrjen e procesit. Për hartimin e pyetjeve nga matematika dhe gjuha shqipe ka pasur konsultim me profesorët e Fakultetit të Edukimit. Kurse nga fushat e përgjithshme Policia e Kosovës ka themeluar grupin punues që pyetjet të jenë të thjeshta të përgjithshme pa u thelluar në njohuri akademike, pyetje kryesisht që mësohen në shkollë fillore apo të mesme. Në këtë test me shkrim janë hartuar 6 mijë pyetje. Testi është përbërë nga 100 pyetje, dhe ishte koha 2:30 orë”, tha ai.

Drejtori i Policisë Mehmeti ka thënë se ky konkurs ka qenë testim i njohurive të shkollës fillore.

Tags: Samedin MehmetiTesti për policë
ShareTweetShare
Previous Post

Suedia hap terminet për vizat në Kosovë, “avullohen” datat e lira, më e afërta 45 ditë!

Next Post

Bekë Berisha drejtorit të Policisë: I kam pru pyetjet që ua keni qitë në test të rinjve, nëse dini me i zgjedhë

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.