Drejtori i Qendrës së Kompetencës ‘Kujtim Krasniqi’ në Malishevë, Nazmi Zogaj, ia ka vulosur vetes një mirënjohje.
Këtë mirënjohje ai vetvetes ia ka ndarë për për kontributin 10 vjeçare të dhënë për këtë shkollë.
Kjo qendër është ofrues i Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe funksionon në të dyja llojet e arsimit, atë formal dhe jo formal, këtë vit ka shënuar 10 vjetorin e themelimit.
Zogaj tha për ‘Paparacin’ se për nder të kësaj, këshilli drejtues ka vendosur që të ndaj mirënjohje për të gjithë stafin që ka qenë i angazhuar për këto 10 vite.
Sipas tij, vulosja e mirënjohjes për vetveten është normale.
“Këshilli drejtues ka vendos me i nda nga një mirënjohje për ata që kanë dhënë kontribut për këto 10 vjet. Unë kam qenë njëherë mësimdhënës pastaj jam bërë drejtor. Në Këshill jam unë si sekretar, mësimdhënësit dhe prindërit, e kështu kanë vendos të ndajnë nga një mirënjohje, është normale”, u shpreh Zogaj.
Nuk dihet nëse ai e ka falenderuar veten për ndarjen e kësaj mirënjohjeje.
Kujtojmë që edhe kryministri Kurti vazhdimisht me fjalë i ka ndarë mirënjohje vetes për një varg çështjesh të ndryshme