Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas raportimit të Demokracia.com për punësimin e bashkëshortes së frizerit të ministres Albulena Haxhiu, në institutin që kjo drejton.
Demokracia.com dje ka raportuar ekskluzivisht se Brikena Kelmendi – Gashi, bashkëshortja e frizerit Armend Gashi, i cili ka në pronësi sallonin “Vouge Hair”, ku e rregullon vazhdimisht “frizurën” ministrja Albulena Haxhiu, tashmë është punësuar në një pozitë të lartë në Ministrinë e Drejtësisë.
Lidhur me këtë, përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se kjo nuk mund ta kalohet kaq lehtë nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Drejtësisë.
Në fund, Miftaraj ka shkruar: “Keq, shumë keq”.
Postimi i plotë i Miftarajt:
Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Drejtësisë nuk mundet kaq lehtë me kalu punësimin e gruas së dikujna ku flitet se Kryeministri dhe Ministrja e Drejtësisë e shfrytëzojnë për pamjen e tyre.
Aq më tepër kur caktohet në një pozitë në një zyre ku shpenzohen me miliona Euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë! Edhe përkundër faktit se emërimi i secilit në këtë pozitë eshte diskrecion i vet Ministres.
Transparenca, llogaridhënia, integriteti, meritokracia nuk duhet të kërkohet vetëm sa je në opozitê, kjo duhet të dëshmohet sa je në pushtet dhe menaxhon me paranë publike.
Keq, shumë keq