Renate Schroeder, drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve, ka thënë se vetëm presidenti rus Vladimir Putin nuk do të përballet me pyetje nga gazetarët.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo është shprehur se për ta është absolutisht shumë e rëndësishme që Qeveria t’u ofrojë qasje gazetarëve për të folur me zyrtarët qeveritarë, kështu ajo u shpreh derisa ishte duke folur për rënien e Kosovës në 24 pozita më poshtë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij.
“Kjo është shumë, shumë përgjigje e keqe. Ky është poashtu një shembull që e ndjek Putini dhe të gjithë ata që nuk duan të përballen me asnjë pyetje kritike nga ana e gazetarëve. Për neve është absolutisht shumë e rëndësishme që Qeveria t’u ofrojë qasje gazetarëve për të folur me zyrtarët qeveritarë, kjo është punë e gazetarëve – t’i mbajnë përgjegjës politikanët dhe Qeveritë”.
“Përgjigjet në Facebook, për ne nuk janë tamam përgjigje, kjo poashtu e dëmton gazetarinë e pavarur. Ne kemi nevojë të mbështetemi në fonde, në njerëz që duan të paguajnë për gazetari. Facebook-u është i paflitruar dhe një mënyrë krejt tjetër e komunikimit dhe patjetër që frikësohemi që është edhe propagandë, kjo nuk është e mirë”, ka thënë Schroeder.