Kur e vërteta nuk është e lirë, liria nuk është e vërtetë. (Zh. Prever)
Drejtësia!
Sa emër i bukur!
Drejtësia gjithmonë fiton!
Drejtësia del edhe nga fundi i detit!
Drejtësia është shtylla kryesore që e mbanë botën!
Të gjitha këto i kisha dëgjuar që në fëmijërinë time të hershme nga im gjysh, ndjesë pastë. Sa shumë besonte në të Derëbardhi, sepse e kishte provuar, duke qenë në luftëra deri në Galici, ku e kishte parë vdekjen me sy dhe, drejtësia e kishte shpëtuar…
Por, shikuar hollë e hollë, edhe e uruara drejtësia, gjatë gjithë historisë u tregua hileqare me ne shqiptarët. Po, po, hileqare e madhe madje. Kjo është më së e vërtetë dhe nuk do shumë lodhje. Mjafton të shfletohet mbamendja jonë dhe të shihen padrejtësitë.
Vallë, nuk qe padrejtësi copëtimi i Trojeve Tona Etnike?!
Ku mbeti Iliria?!
A nuk qenë të padrejta vendimet e Versajit e të Londrës?!
Fund e krye!
Të ndaheshin pamëshirshëm pjesë të tëra të trupit të shëndoshë autokton dhe t’u faleshin të tjerëve, kjo nuk ishte parë as dëgjuar!
Dhe, kujt t’i faleshin se: atyre zvarranikëve, që mezi zbritën nga drunjtë e stepeve karpatiane dhe turr e vrap vërshuan këtej, si farë e mallkuar!
Hajde mendjekrisur, hajde! Kësaj t’i thuhet drejtësi?!!!
Kurrën e kurrës! Ai që ka dy kokrra mend, jo!
Thonë: koha shëron plagët dhe ndreq padrejtësitë!
Dhe, ne besonim!
Dhe, ne pritëm e pritëm!
Edhe shumë e shumë gjak derdhëm për të drejtën tonë, por kot. Gjakpirësit lakmiqarë nuk ngopeshin dot. Hileqarët përreth bënin sehir nëpër kancelaritë luksoze dhe qeshnin me cinizëm narcisoidi…
Dy duar për një kokë, koka për atdheun,- përsëriste vazhdimisht atdhetari mendjehollë, Hasan Prishtina. Grykëhollat tona, për asnjë çast, nuk i lëshuam nga dora Ato, përherë, ia thanë këngën së bukur të lirisë…Shtriga plakë e gungaqe i mori mëri nuses së re, kur zgjati dorën e bardhë drejt shpëtimtares sonë, drejt UÇK-së dhe i doli krah për ta përmbysur tiraninë shfarosëse.
Dhe, më në fund, pas aq e aq sakrificash, edhe mbi këto troje, agoi ditë e bardhë me emrin e bukur LIRI!
Të gjithë u gëzuam!
U gëzua edhe bota e civilzuar e udhëhequr nga zonja Amerikë!
E pakënaqur ngeli vetëm bisha e gjakosur, që me bisht ndër shalë u struk në strofullën e vet, duke e sharë më së shumti Ariun e Madh…
Dhe, siç pritej, nisi realiteti i ri. Këshilli i Sigurimit i OKB-së i ra telit të drejtësisë. U krijua edhe Tribunali i Hagë, për krime lufte në ish-Jugosllavi.
Ashtu duhej, thanë të gjitha mendjet e ndritura. Krimi duhej dënuar, si gjithmonë!
Por, ç’ndodhi më pas?!
E pabesueshmja!
E papritura!
Marrëzia!
Çlirimtarët u vunë nën pranga, krah me terroristët e me kriminelët!
Edhe vetë Tribunali sikur ra në kurthin e qarqeve antishqiptare e antiuçekeiste!!!
Sa keq!!!
O tempura, o mores!
Drejtësia e botës në sprovë!
Historia jonë e përsëritshme!
Çudi e çudive!!! Edhe një zë i mirë për libër të Ginisit! Ballë për ballë i fajshmi dhe i pafajshmi, krimineli dhe çlirimtari, robëruesi dhe i robëruari.
Dhe, padashur, fill të vete mendja tek kryqëzimi i Krishtit përballë Barabajt!
No comment!
Megjithatë, prapëseprapë besojmë në drejtësinë, pa të cilën njerëzimi as që duhet të jetojë.
Çlirimtarët nuk dënohen!!!
Ushrira Çlirimtare e Kosovës është formacioni më i lavdishëm që ka krijuar populli shqiptar në historinë e tij!
Ajo dhe bartësit e saj janë diamante që nuk përlyhen dot!
Lufta e UÇK-së qe e drejtë, çlirimtare, e pastër dhe e shenjtë!
Sidoqoftë, mëtimi mjeran për zhvlerësimin e luftës sonë më të lavdishme historike, le të rëndojë si ndëshkim nopran mbi të gjithë ata që kanë hak e hile!