Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.
Drecun ka folur në lidhje me sulmet ndaj Policisë Kufitare të Kosovës, në Zubin Putok, duke thënë se Prishtina, sipas tij, duhet të veprojë me shumë kujdes, teksa kërkon nga NATO, të mos lejojë depërtimin e njësive speciale nga Prishtina në veri të Mitrovicës.
“Prishtina duhet të veprojë me shumë kujdes, KFOR-i duhet të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë, që të mos lejojë depërtimin e njësive speciale nga Prishtina në veri të Kosovës. Të gjitha këto Prishtina po i bën me qëllim. Nga njëra anë kanë një fushatë të fortë propagandistike që i lidh ngjarjet në Ukrainë me disa synime imagjinare të Serbisë ndaj Kosovës, edhe pse shumë qartë kemi vendosur që problemin e Kosovës ta zgjidhim në mënyrë paqësore dhe politike”, është shprehur Drecun.