GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Drashkoviq tregon prapaskenat me Millosheviqin: Thoshte se s’lë çizme të NATO’s të shkelin në Jugosllavi

03/06/2023
në Ballina, Lajme, Rajoni
Koha e leximit:2 mins read
Drashkoviq tregon prapaskenat me Millosheviqin: Thoshte se s’lë çizme të NATO’s të shkelin në Jugosllavi
Share on FacebookShare on Twitter

Shkrimtari dhe politikani veteran serb, Vuk Drashkoviq, në një intervistë për gazetarin e Nacionales, Berat Buzhala, ka rrëfyer prapaskenat e kohës së bisedimeve në Rambuje dhe atë të para fushatës ajrore të NATO’s ku do të intervenohej për të parandaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe spastrimit etnik që kishte nisur me aparaturë shtetërore. Drashkoviq, avokonte për pranimin e Marrëveshjes së Rambujes, por Millosheviq ishte kategorikisht kundër. Politikani serb rrëfen se si ishin fjalët atë botë.

“Ai thoshte: Unë s’pranoj që çizmet e ushtarëve të NATO’s të shkelnin mbi tokën jugosllave. Unë i thash: Epo mirë, do t’i lusim atëherë që të mbathin atlete, por ata duhet të vijnë. Po bëj hajgare, por vërtet e kam thënë këtë. Ai e rerfuzoi marrëveshjen”, tregon Drashkoviq.

“I thash: Pas kësaj do të vjen oferta e dytë, e cila për Serbinë do të jetë edhe më e keqe, sepse Madllen Ollbrajt është nisur për në Paris. Dhe vërtet, kështu edhe ndodhi. Pasoi versioni tjetër i Rambujesë, që përmbante gjithçka që kishte edhe oferta e parë, por edhe me një obligim tjetër shtesë. Që si lëshim, t’iu lejohej shqiptarëve që pas tri vitesh të mund ta zgjidhnin statusin e tyre me referendum. Nuk e kishin definuar se kush do të merrte pjesë në refrendum: E gjithë Serbia, apo vetëm populli që jetonte në Kosovë? Këtu, thënë sinqerisht, dhe shikuar nga aspekti politik, ishte lënë një hapësirë për manipulim”.

Drashkoviq tregon për shpresat e Slloban Millosheviqit që shqiptarët e Kosovës të mos e pranonin Marrëveshjen e Rambujesë.

“(Shpresonte) se as pala shqiptare nuk do ta pranonte marrëveshjen. Mirëpo, shqiptarët në fund e pranuan, kurse ne e refuzuam. Kështu që prapë, një natë para bombardimeve, Hollbruku erdhi sërish këtu dhe e luti Millosheviqin që ta pranonte marrëveshjen”, vazhdon Drashkoviq.

“Por, Millosheviqi refuzoi. Personalisht mendoj se Millosheviqi i kishte disa arsye të vetat që e refuzoi atë. Deri para luftës në Kosovë, dhe deri para bombardimeve të NATO’s, Millosheviqi në botë njihej si agresor. Si një njeri që qëndronte prapa të gjitha krimeve dhe agresioneve në Bosnje e Kroaci. Por, ai tani përnjëherë dëshirontë të ishte në pozitën e viktimës. Dhe, që bota ta njihte si dikë që ishte viktimë e agresionit të forcës më të madhe ushtarake në historinë e njerëzimit. Nuk e di, ndoshta kjo ishte njëlloj kënaqësie për të”, tregon ai.

Intervista e plotë e Vuk Drashkoviq do të publikohet në Nacionale ditëve në vijim.

Tags: Ish-JugosllaviaMillosheviqnatoPolitikani servuk drashkoviq
ShareTweetShare
Previous Post

Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

Next Post

Akil Gjakova i shtati në Grand Prix Taxhikistan

Next Post
Akil Gjakova i shtati në Grand Prix Taxhikistan

Akil Gjakova i shtati në Grand Prix Taxhikistan

Lajmet e fundit

Ndeshja Shqipëri – Serbi, Sokol Kushta tregon si duhet të veprohet

Ndeshja Shqipëri – Serbi, Sokol Kushta tregon si duhet të veprohet

28/05/2025
Jeton dhe Nexhat Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

28/05/2025
Trafikim droge në Gjermani, Belgjikë dhe Itali, Europol arreston 14 persona

Trafikim droge në Gjermani, Belgjikë dhe Itali, Europol arreston 14 persona

28/05/2025
“Po dal pak me një shoqe”, gjendet e vdekur 14 vjeçarja në Itali

“Po dal pak me një shoqe”, gjendet e vdekur 14 vjeçarja në Itali

28/05/2025
PDK thërret konferencë për media – s’dihet arsyeja

PDK thërret konferencë për media – s’dihet arsyeja

28/05/2025
Gërxhaliu: Duhen lobim dhe diplomaci për heqjen e masave ndëshkuese, jo eufori pa vendim të BE-së

Gërxhaliu: Duhen lobim dhe diplomaci për heqjen e masave ndëshkuese, jo eufori pa vendim të BE-së

28/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ndeshja Shqipëri – Serbi, Sokol Kushta tregon si duhet të veprohet

Ndeshja Shqipëri – Serbi, Sokol Kushta tregon si duhet të veprohet

28/05/2025
Jeton dhe Nexhat Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

28/05/2025
Trafikim droge në Gjermani, Belgjikë dhe Itali, Europol arreston 14 persona

Trafikim droge në Gjermani, Belgjikë dhe Itali, Europol arreston 14 persona

28/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.