Ish banorja e BBVK, Xheneta, ka reaguar sërish pas publikimit të bisedave me Drilonin, për të sqaruar arsyet pse i ka ndarë ato video me ndjekësit.
Në një postim në Instagram, ajo thekson se videoja është publikuar për të treguar sjelljen e Drilonit dhe përpjekjet e tij për ta denigruar publikisht.
Sipas Xhenetës, videoja synon të zbulojë një realitet të panjohur për publikun, duke përfshirë manipulimin dhe përpjekjet për nënshtrim që ajo pretendon se ka përjetuar.
Pas publikimit, rasti është trajtuar nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila ka deklaruar se sipas Kodit Penal të Kosovës, ky veprim është i kundërligjshëm.
Megjithatë, Xheneta pretendon se Driloni ka qenë i vetëdijshëm për ekzistencën e videos dhe nuk ka shprehur kundërshtim për publikimin e saj. Ajo shton se ai nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta ndaluar shpërndarjen e saj.
Në një tjetër postim, Xheneta thekson se përmbajtja që përfshin kërcënime, shantazhe dhe presion psikologjik nga ana e Drilonit do të dorëzohet si provë në gjykatë. Ajo pohon se videoja do të fshihet vetëm për respekt të ligjit, por këmbëngul se “e vërteta nuk fshihet dot”.
Në një tjetër reagim, ajo ka deklaruar se do të ndërmerren masa ligjore ndaj Drilon Ramës dhe menaxherit të tij për shantazh dhe kërcënime. “Nuk e lë me kaq, unë jo”, shprehet ajo, duke lënë të kuptohet se është e vendosur për të vazhduar rrugën ligjore