GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Drafti “gjerman” i Asociacionit që u publikua sot është hartuar në Beograd, thotë Vuçiq

20/10/2022
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është propozuar në Beogradi nga organizata gjermane gjatë një takimi me organizatat vendase.

Vuçiq ka deklaruar kështu sot, kur në mediat në Kosovë është publikuar një draft-status i mundshëm i Asociacionit, që thuhet se ka gjenezë gjermane.

“Teksti me kompetencat e Asociacionit të Komunave Serbe është propozuar nga organizatat gjermane që patën një takim në Beograd me përfaqësues të disa organizatave vendëse”, ka deklaruar Vuçiq për TV Prva, transmeton Gazeta Express.

Një raportim i mediumit pro-Vuçiqit “Novosti” më 29 shtator kishte raportuar se Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” (FES) dhe Instituti Europian për Paqe (EIP) janë ngarkuar me barrën e hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili me pas do të rishikohet nga OJQ-të e Kosovës dhe Serbisë dhe si i tillë do t’i prezantohet ndërmjetësit europian, Miroslav Lajçak.

Mediumi, duke cituar burimet nga qarqet diplomatike, shkruante se për këtë qëllim është organizuar një takim në Beograd, në ambientet e “Aeroklub”, në të cilin kishin marrë pjesë përfaqësues të OJQ-ve të Kosovës dhe Serbisë, misione ndërkombëtare nga Kosova, si dhe diplomatë gjermanë.

Tutje thuhej se atyre iu ishte prezantuar drafti i statutit të ardhshëm të Asociacionit, për të cilin mund të bënin komente dhe sugjerime. Pala serbe ishte përfaqësuar nga Milica Andriq Rakiq, Jovana Radosavljeviq, Aleksandar Rapajiq, si dhe Aleksandra Spremo nga Beogradi, nga JUKOM.

Mirëpo, në të njëjtën ditë, Fondacioni gjerman Friedrich Ebert Stiftung kishte reaguar ndaj raportimit të “Novosti”-t, duke mohuar se bashkë me Institutin Evropian për Paqe është përfshirë në hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në një përgjigje për Gazetën Express, kreu i këtij fondacioni për Kosovë, René Schlee, kishte thënë se ky lajm i shpërndarë nga mediumi i afërt me Vuçiqin është i rremë.

Ndërkohë që përveç këtij demanti, “Friedrich-Ebert-Stiftung” kishte edhe me një deklaratë në faqen zyrtare ku jepte sqarime për lajmin e publikuar.

“Friedrich-Ebert-Stiftung dhe Instituti Europian i Paqes dëshirojnë të hedhin poshtë pretendimet e bëra nga Večernje Novosti në artikullin e sotëm që i referohet punës sonë. Dy organizatat tona nuk kanë marrë asnjë kërkesë apo mandat nga emisari i BE-së Miroslav Lajçak, qeveria gjermane apo ndonjë palë tjetër për të hartuar një statut për Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe”, thuhej në këtë sqarim.

Tags: Aleksandar VuçiqDraftkosovemarveshjaserbi
ShareTweetShare
Previous Post

Vazhdojnë “thumbimet” mes Dafina Zeqirit dhe Era Istrefit

Next Post

Në orët e vona, Haki Abazi i përzgjedh temat për konferencën e nesërme

Next Post

Në orët e vona, Haki Abazi i përzgjedh temat për konferencën e nesërme

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.