GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

DISA NGA SHENJAT DHE SIMPTOMAT E DEPRESIONIT

01/07/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme, Shendetesi
Koha e leximit:4 mins read
Share on FacebookShare on Twitter


Ndonëse dikush mund të përjetojë disa nga këto simptoma herë pas here, nuk do të thot se vuan nga depresioni. Mjeku i lëmisë është ai i cili do të diagnostikojë depresionin, atëherë kur shfaqet një grumbull shenjash dhe simptomash të cilat kan vazhduar të jenë prezente për 2 javë ose më shumë.
Në vazhdim keni disa nga simptomat të cilat tregojnë nëse jeni të rrezikuar nga depresioni:

  • Ndiheni të trishtuar ose të “zbrazët”-
    Ndryshimet e disponimit (humorit) janë një nga simptomat më të zakonshme të depresionit. Një person që ka depresion mund të ndihet i trishtuar ose i dëshpëruar për periudha të gjata. Gjithashtu, mund të thot se ndihet “i zbrazët” ose nuk është në gjendje të ndiej gëzim ose lumturi. Disa mund ta përshkruajnë këtë trishtim edhe si dëshpërim.

-Ndiheni të pashpresë ose të pafuqishëm-
Depresioni mund t’i bëjë njerëzit të ndihen të pashpresë, sikur nuk kan një fund të parashikueshëm.
Gjithashtu, një person mund të ndihet i pafuqishëm. Ata mund të thonë ose të mendojnë se askush nuk mund t’i ndihmojë të përmirësohen dhe se do të ndihen gjithnjë të dëshpëruar.

-Ndiheni të pavlefshëm-
Një person që ka depresion mund të mendojë se nuk ka vlerë ose nuk ka kuptim më jeta e tij. Ata mund të besojnë se janë një barrë për të tjerët ose bota apo familja e tyre është më mirë pa te.

-Ndjenja e fajsisë-
Faji është një reagim normal pasi një person thotë ose bën diçka për të cilën pendohet, por njerëzit me depresion mund të kenë ndjenja të vazhdueshme faji e që janë shpesh të papërshtatshme. Ata mund të përqendrohen shumë në këtë faj dhe të ndihen keq për veten e për gjërat që kanë thënë ose kanë bërë, madje edhe për ngjarje që kanë kaluar prej kohësh.

-Humbja e interesimit për aktivitete të knaqshme-
Disa njerëz me depresion e humbin interesin për gjërat që më parë u pëlqenin, si sporti, të dilnin me miqtë, muzikën ose aktivitetin seksual. Ata mund të refuzojnë ofertat ose mundësitë për këto aktivitete.

-Zemërimi dhe acarimi-
Një person me depresion mund të duket se është i zemëruar me të tjerët. Ata mund të mërziten lehtë dhe të acarohen shpejtë. Disa hulumtime dëshmojnë se burrat kanë më shumë gjasa se gratë të përjetojnë irritimin dhe zemërimin, si simptoma të depresionit. Megjithatë, këto simptoma mund të shfaqen edhe te gratë dhe te fëmijët.

-Të qenurit i lodhur dhe pa energji-
Disa njerëz me depresion mund ta kenë të vështirë të ngrihen në mëngjes, sepse ndihen të rraskapitur. Ata mund të ndihen tepër të lodhur për të bërë punët e përditshme, si për shembull; të shkojnë në punë ose të gatuajnë. Ata mund të kalojnë shumë kohë në shtëpi duke pushuar ose duke fjetur. Lodhja nga depresioni mund ta bëjë një person të ndihet sikur është gjithmonë i lodhur, pavarësisht se fle mjaftueshëm gjatë natës.

-Pagjumësia-
Rreth 75% e njerëzve me depresion përjetojnë simptoma të pagjumësisë, disa mund të mos jetë në gjendje të flejë mirë. Ata mund të qëndrojnë zgjuar deri natën vonë ose të zgjohen shumë herët në mëngjes.

-Vështirësi për t’u përqendruar, për të kujtuar dhe për të marrë vendime-
Depresioni mund të ndërhyjë në aftësitë njohëse të një personi. Mund ta kenë të vështirësi të përqendrohen në çështje personale ose profesionale. Gjithashtu, njerëzit me depresion mund të shohin se nuk mund t’i kujtojnë gjërat si më parë. Ata mund të harrojnë emërimet ose angazhimet dhe mund të mos kujtojnë gjërat që kanë thënë ose kanë bërë kohët e fundit.

-Mungesa e oreksit ose rritja e tij-
Njerëzit me depresion mund të humbasin dëshirën dhe oreksin për ushqim, gjë që mund të shkaktojë humbje peshe. Ata mund të kenë pak interes për të ngrënë dhe të shkojnë për periudha të gjata pa ushqim.
Disa njerëz mund të hanë më shumë kur janë të dëshpëruar. Ushqimi mund të bëhet një mekanizëm ngushëllimi për ndjenjat negative ose një mënyrë për të përballuar mërzinë ose për të qenë vetëm.
Depresioni mund t’ua bëjë të vështirë njerëzve të ndihen të motivuar për të dalë jashtë ose për t’u marrë me aktivitete sportive. Ky inaktivitet i kombinuar me rritjne e marrjes së ushqimit, mund të çojë në shtim të peshës.

-Dhimbjet dhe simptomat fizike-
Një person me depresion mund të përjetojë simptoma të vazhdueshme fizike, e që nuk reagojnë ndaj trajtimit. Këtu përfshihen: dhimbje koke, çrregullime të tretjes dhe dhimbje të pashpjegueshme.

-Mendime për vdekjen ose vetëvrasjen-
Një person me depresion mund të mendojë më shumë për vdekjen. Gjithashtu, mund të mendoj për vetëvrasjen dhe për atë se si mund t’i japin fund jetës. Këto quhen ide ose mendime për vetëvrasje (suicid). Këto ide kur “zbatohen” në praktikë atëherë flasim për vetëvrasje ose suicid, si akti i fundit i një depresioni të thellë.
Mirëpo jo çdo person që mendon për vetëvrasjen do ta tentojë atë. Prandaj, nëse dikush flet për vdekjen ose vetëvrasjen, kjo mund të jetë thirrja e tyre për të kërkuar ndihmë. Keni para sysh, nëse dikush përmend vetëvrasjen në prezencën e juaj, ju mund t’a ndihmoni duke e kontaktuar me një mjek, mundësisht psikiatër, sepse paraqet një situatë dhe rast urgjent mjekësor! /Gazeta Papirus/

Tags: DoktorPsikiaterShaban Mecinaj
ShareTweetShare
Previous Post

Çmimet për sot: Dizeli 1.84 euro, benzina 1.75 euro

Next Post

I vdiq djali i hasretit në aksident, reagon babai: Shkaktarin le ta dënojë Ligji ose Kanuni

Next Post
I vdiq djali i hasretit në aksident, reagon babai: Shkaktarin le ta dënojë Ligji ose Kanuni

I vdiq djali i hasretit në aksident, reagon babai: Shkaktarin le ta dënojë Ligji ose Kanuni

Lajmet e fundit

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.