GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Doza përforcuese kundër Covid-19 dhe vaksina e gripit, IKShPK-ja me njoftim për qytetarët

22/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme, Shendetesi, Shqipëri
Koha e leximit:3 mins read
Doza përforcuese  kundër Covid-19 dhe vaksina e gripit, IKShPK-ja me njoftim për qytetarët
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije sot se personat të cilët marrin dozën përforcuese të vaksinës Civud-19 ose edhe dozën e parë ose të dytën, gjithashtu rekomandohet të marrin edhe vaksinën e gripit sezonal.

“IKShPK rekomandon vaksinimin e secilit qytetarë me vaksinën kundër gripit sezonal si metodën më të mirë për mbrojtje ndaj formave të rënda të gripit sezonal dhe vdekjes”, ka njoftuar ky institut.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së

VAKSINA KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Programi i imunizimit konsiderohet si proces i suksesshëm në kuadër të fushës së shëndetit publik në Kosovë. Vaksinimi është një nga intervenimet më kost-efektive, e dëshmuar se shpëton jetëra të shumëta nga sëmundjet, pasojat e tyre dhe vdekjet.
Me qëllim të zvogëlimit dhe eliminimit të rrezikut për paraqitjen e epidemisë së gripit si dhe sëmundjeve të tjera vaksinë parandaluese, një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës është edhe zbatimi i programit të zgjëruar të imunizimit, duke synuar pëfshirjen e të të gjitha komuniteteve të cilat jetojnë në territorin e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë ka siguruar qëndrueshmëri financiare për programin e zgjëruar të imunizimit (PZI), vaksinat sipas indikacioneve si dhe ato të trafikut ndërkombëtarë.

Në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), si mbikëqyrës i zbatimit të programit të imunizimit si dhe Institucionet e kujdesit parësor shëndetësor si institucione zbatuese, është siguruar funksionalizimi i PZI-së, në përgjithësi. Synimi kryesor është përfshirja me vaksinë të gripit e të gjithë personave me risk të lartë në Republikën e Kosovës për t’i mbrojtur nga virusët e gripit sezonal që mund të parandalohet përmes vaksinimit (VPS) si dhe sigurimin e mbulueshmërisë sa më të madhe me vaksinë.
Krahas vaksinimit të obliguar me Ligj për fëmijët e grup moshës së caktuar, vaksinimi sipas indikacioneve epidemiologjike dhe trafikut ndërkombëtar ka rëndësinë e vet në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve të ndryshme jo vetëm brenda territorit të Kosovës, por edhe nga një shtet në tjetrin.

Sa u përket praktikave të imunizimit dhe administrimit të vaksinave, ato janë cilësore dhe  procedurat respektohen sipas standardeve ndërkombëtare. Vaksinat e gripit sezonal janë të sigurta, efektive dhe me kosto efektive. Efektet e padëshirueshme pasvaksinale janë të rralla dhe kryesisht minore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) në vitin 1994 ka themeluar të ashtuquajturën “Global Programme for Vaccines and Immunization” (Programi Global për Vaksina dhe Imunizim) ku si qëllim të vetëm ka përcaktuar “Bota në të cilën të gjithë njerëzit me rrezik janë të mbrojtur nga sëmundjet ngjitëse vaksinë-preventabile”. Në njohjen e domethënies kërcënimi shëndetësor i paraqitur nga kjo sëmundje, autoritetet e shëndetit publik në vendet me të ardhura të larta dhe të ulëta po i japin përparësi gjithnjë e më shumë parandalimit dhe kontrollit të gripit.
Vaksina e gripit në Kosovë ofrohet çdo vit para sezonës së gripit për grupet me risk të lartë. Bazuar në analizën e raporteve të përfshirjes me vaksinim të viteve paraprake është bërë planifikimi për sigurimin e sasisë së vaksinave prej 140.000 dozave gjatë sezonës 2021/22 për tërë territorin e vendit.

Imunizimi është një nga fushat e rëndësisë strategjike për shëndet publik. Vaksina e gripit është metoda më e mirë  për parandalimin dhe kontrollin e gripit. Vaksinat e gripit sezonal janë në dispozicion dhe janë përdorur për më shumë se 60 vjet. Gripi shkakton 3-5 milionë raste të formës së rëndë të sëmundjes si dhe deri në 650,000 vdekje në vit në nivel global. Infeksionet e traktit respirator të poshtëm janë shkaku kryesor i vdekjeve në vendet me të ardhura të ulta çdo vit.

SAGE (Grupi Strategjik Këshillëdhënës i Ekspertëve në OBSH) rekomandon vaksinimin vjetor sezonal të gripit për pesë grupe të synuara: punëtorët shëndetësorë, personat mbi moshën 65 vjeçare, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.
Vaksinimi kundër gripit sezonal është treguar i suksesshëm në zvogëlimin  e barrës substanciale kombëtare, rajonale si dhe barrën globale shëndetësore dhe ekonomike nga gripi sezonal.

Tags: Doza përforcuese kundër Covid-19
ShareTweetShare
Previous Post

Prizrenasi mashtrohet nga një person që i tha se punon në organizatë, i mori edhe para

Next Post

Ministria e Shëndetësisë u kërkon qytetarëve që të marrin të gjitha dozat e vaksinës Anti-COVID

Next Post

Ministria e Shëndetësisë u kërkon qytetarëve që të marrin të gjitha dozat e vaksinës Anti-COVID

Lajmet e fundit

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.